NJERËZ QË HYNË DHE MBETEN NË KUJTESËN E DIBRANËVE

0

NJERËZ QË HYNË DHE MBETEN NË KUJTESËN E DIBRANËVE

 

Meditim

 

Sa herë më merr malli për Dibrën, për njerëz e për vende që kanë hyrë për të mbetur përgjithmonë në shpirtin tim, shfletoj arkivin tim fotografik, skanuar nga filma bardh e zi që më kanë mbetur tash më se gjysmë shekulli.
Ndjej kënaqësi, ndjej mall e dashuri.
Kësaj here u ndala në një fotografi fiksuar diku në male…
Një njeri me mushkën përdore ngarkuar me arka një mbi një në të dy anët e samarit. I qetë, përqendruar në punë…
Më kujtoi Dhaskal Todrin në filmin “Udha e shkronjave”…
Me siguri një ditë e ka përcjellë atyre maleve…
Vendin ku e kisha fiksuar e dija. Emrin jo….
E përcolla në facebook me diciturën…

“Njeriu që ngarkonte dhe transportonte kulturë edhe në fshatrat më të largët malorë. Ku është fiksuar dhe kush është?”
Vërshuan komentet, pëlqimet…
Po i përcjell ashtu siç u shkruan prej tyre, duke e zgjeruar shikimin tim, duke përmendë emra që brezi që i njohu në udhëtimet e tyre për të shpërndarë dije e kulturë në një trevë të harruar nga bota i nderon dhe i respekton duke përmendë me respekt emrat  e tyre…

 

*                 *                           *

 

Top of Form

 

Meleq Beqiri

Këtë nuk e njoh Duro. Por kujtoj me shumë respekt kinooperatorin e zonës tonë (Zerqan) Ahmet Qylhani

 

Dini Totraku

Po nuk e njoh po mbaj mend kinooperatorin e zonës së Selishtës Rrahman Miha

 

Lili Mero
Nuk e njoh por kujtoj me respekt Burhan Shehun te kinemaja jonë në Peshkopi

 

Avni Shehu
Në zonën e Kastriotit dhe fshatrat përreth, zonën e Sllovës deri në Z. Dardhë, kinooperatorin Azur Mandri…

Fari Methasani
Duro respekte vërtet për memorien që na sjell për njerëz punëtorë dhe të ndershëm.
Abdurahim Ashiku
U kënaqa. Më sollët të gjithë njerëzit që shpërndanin kulturë. Vazhdoni. Marr shkas për të bërë një shkrim në nderim të tyre.

 

Dilaver Nela
Është vëlla i Beqir Shehut nga fshati Vasije po udhëton rrugës nga Vlesha për Kala.

 

Abdurahim Ashiku
Ai është, po si e ka emrin?
Dilaver Nela
Ajet, s’jam i sigurt. Përshëndetje e falënderime!

 

Mile Arben
Më vjen në mendje filmi Udha e shkronjave..

 

Ilijaz Kica
Është Muharrem Shehu që jepte filma

 

Met Zebi

Ky person është Muharrem Shehu nga Vasia në kufi me Bushtricën dhe sot jeton n Kavajë.

 

Abdurahim Ashiku
Njoftoje të marrë fotografinë.

 

Hazir Mehmeti  – Kosovar, mësues i gjuhës shqipe-Vjenë

Një foto e mrekullueshme!
Në mua solli një kohë malli, kohë vuajtjesh, kohë skamje për bukë e kulturë. Kjo flet sa një roman!
Respekt për ju miku im Abdurahim Ashiku dhe rrethin tuaj!

 

Ilir Jakupi
Kujtoj me respekt Borisin dhe Xhevahirin

 

Nexhbedin Meda
Xhevahir Saraçi, Kino operator i zonës sonë.

Ilir Jakupi
Edhe ato kinooperator dhe shoferë të zot e të respektuar
Uzri Gjeci
Ne kemi pasur Setki Gjonin
Drini Gjeci
Setki Xhani!!

 

Beqir Shehu
Ju përshëndes i nderuar Abdurahim. Personi që ju kërkoni ta njihni është Muharrem Ajet Shehu nga Vasiet e Kalasë së Dodës, vëllai i Beqir Ajet Shehut, kinooperator që me mushkën e tij, një herë në javë shfaqte filmin në çdo lagje e fshat të Kalasë së Dodës. Jeton në kushte normale me gjithë fëmijët e tij në Sektorin Rina Durrës. Ju përshëndet e falënderon për këtë kujtim të bukur që i dhuruat.

Abdurahim Ashiku
Faleminderit Beqir. Përcilli të falat e mija dhe njëkohësisht shkarkoje fotografinë, stampoje dhe dërgoja si dhuratë nga ana ime. Mbase nisur nga ai do të bëj një shkrim për ata që shpërndanin kulturë në të gjithë Dibrën. Më duhen edhe emra të tjerë sepse e ndjej se ka shumë

 

Iljas Mani
Keni harruar pa përmend Pëllumb Elezin nga Gradeci për zonën e Maqellarës.

 

Namik Laçi

Po Elmaz Laçin, e Skënder Menën, njeri nga Grykë Noka e tjetri nga Lura.

 

Naim Lleshi
Në Muhurr kemi pasur Setki Xhanin.
Në Zall Leshe ka qenë kinooperator Sul Hoxha.
Të përshëndes Abdurahim!

 

Haki Pernezha
Duro! Kujtoj Xhavit Sufen nga Reçi dhe Uzur Mandrin që vinte me makinën  e kinemasë. Respekte!

 

*                      *                           *

 

Ishin shumë, nga njeri skaj i Dibrës në tjetrin. Të përkushtuar në punë, të mirëpritur nga njerëzit e të gjitha moshave, veçanërisht nga fëmijët.
Prisja një emër, i përveçëm për mua, organizator i kësaj forme të përcjelljes së kulturës në çdo skaj të rrethit.

Prisja Shahun e Kinemasë, siç e quanin, SHAH KAMBERIN, një njeri të përkushtuar për kulturën, një njeri që në krye të mjeshtërve dibranë të ndërtimeve ngriti nga themelet dhjetëra shkolla fillore e tetëvjeçare që nga Llanga në Draj Reç…
Elektrifikimi i plotë i vendit do të sillte në male jo thjeshtë dritë elektrike në shtëpitë e varfëra por edhe dije e kulturë, radio e më vonë televizorë, filma e “brigada kulturore”, teatër e estradë, festivale folklorike që nisnin nga fshati për tu ngjitur në shkallë zone e rrethi, shkolla të mesme në çdo zonë të Dibrës deri në Arrmollë të Lurës, Reç, Klenjë, Kala të Dodës…
Këta i bënë njerëz të përkushtuar që përveç rrogës nuk futën gjë tjetër në xhep…
Abdurahim Ashiku

Athinë, 25 mars 2018

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.