Një letër të hapur kryeministrit tim për “sahatet e ujit”

0

KANDARI ËSHTË I JUAJI Z. KREYEMINISTËR

Një letër të hapur kryeministrit tim për “sahatet e ujit”

I nderuar z. Kryeministër!

Ju shkruan një gazetar zoti Kryeministër. Ju shkruaj për një këshillë, në qoftë se doni ta pranoni.

Ju po kërkoni që sahatin llogaritës të harxhimit të ujit ta paguaj klienti!!!
Kjo shkon në kundërshtim me traditën popullore shqiptare dhe me praktikën botërore.
Kandari kurdoherë është i shitësit, asnjëherë nuk është i blerësit. Në faturimin e energjisë elektrike sahati është i shitësit, i entit të energjisë elektrike, ai e ve, ai mirëmban, ai e kontrollon dhe ai faturon harxhimet. Ai edhe të gjobit, edhe të çon para togave të zeza në qoftë se e prek.
Në një njësi metrazhesh metri është i shitësit, jo i blerësit.
Kur shkon në “Pazar” asnjë blerës nuk shkon me kandar në brez, atë e ka shitësi. Ai peshon, ti paguan. Nuk ndodh asnjëherë e kundërta,
Unë jetoj në Greqi. Sahati i ujit është pronë e ndërmarrjes së ujësjellësit, nuk është pronë e askujt nga konsumatorët. Kjo është kudo në botën e qytetëruar ku duam  të shkojmë.
Nuk e kuptoj se nga cili vend i botës është marrë modeli që sahatet e ujit ti venë familjarët!?
Shpresoj që ta analizoni këtë dhe të mos bëhemi vendi i vetëm në botë ku “kandari” është i blerësit.

Kandari është juaji z, Kryeministër, mendoje dhe jepu përgjigje njerëzve…

Me respekt

Abdurahim Ashiku

Gazetar

Athinë, 24 nëntor 2017

 

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply