Ngrihet Task-Forca kundër organizatave dhe grupeve të krimit të organizuar

0

Shqipëria pritet të japë rezultatet e para në luftën ndaj krimit të organizuar, e mbështetur dhe nga agjentët amerikanë të FBI. Këta të fundit kanë mbërritur në Tiranë, ku së bashku me autoritetet shqiptare do nisin punën për luftën ndaj grupeve kriminale. Në vend është ngritur Task-Forca kundër organizatave dhe grupeve të krimit të organizuar, e cila do të japë rezultate shumë shpejt.

Kjo strukturë e rëndësishme e policisë do të hetojë dhe godasë drejtuesit e grupeve kriminale, në bashkëpunim dhe me vendet e rajonit, pasi një pjesë e ‘kokave’ të këtyre grupeve veprojnë jashtë vendit. Report Tv iu sjell më poshtë strukturën e plotë të Task-Forcës, që ndahet në dy drejtime, qendrore dhe rajonale, ku të dyja do të bashkëpunojnë për shkëmbimin e informacioneve mbi bandat kriminale.

Task-Forca Speciale përfshin disa nga institucionet më të rëndësishme në vend në luftën ndaj krimit, duke nisur nga Ministria e Drejtësisë, Policia e Shtetit, Prokuroria, SHISH, Ministria e Drejtësisë, SHÇBA, Ministria e Financave. Të gjitha këto institucione do bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacione për të luftuar grupet kriminale në vend e më gjerë.

Në Shqipëri kanë mbërritur dy agjentë të FBI për të asistuar në hetimin dhe zbulimin e rrjeteve kriminale në Shqipëri, që do të goditen nga Task Forca.
Agjentët e FBI janë Mark Newhouse dhe Jack Liao.  Agjenti Special i FBI-së, Mark Neëhouse ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Ndërsa tjetri është Drejtuesi i FBI për Evropën Juglindore, Jack Liao. Dy agjentët e FBI së bashku me ekspertët nga Italia, Gjermania dhe Britani do të hetojnë krimin e organizuar në Shqipëri.
Ambasadori i SHBA deklaroi sot se presim që të fillim të vitit 2018 presim që të arrestohen peshqit e mëdhenj.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.