Nënkryetari i AAK- së, Ahmet Isufi, tha se me këtë formë të protestës presin reflektim të Qeverisë.

0

“Qeveria duhet të kuptojë se ka gabuar që për 6 muaj e ka mbajt të bllokuar vendin dhe se tash duhet të reflektojë. Kur e kemi nise iniciativën për kundërshtimin e marrëveshjeve ka qenë çështje jo e qartë për qytetaret, por tash qytetarët e kanë të qartë. Vet qytetarët po angazhohen e po vetorganizohen, po kërkojnë protesta”, tha Ahmeti në emisionin “rrokum Roll” në TV Rrokum.

“Isa Mustafa e Hashim Thaçi duhet të mbajnë përgjegjësinë për veprimet e tyre, të cilët Kosovën e kanë kthye në regres”, vlerësoi Isufi.

Ai paralajmëroi Qeverinë se, është mirë të mos e presin datën e 27 shkurtit. Po ashtu tha se në këtë datë e gjithë Prishtinado të jetë plotë qytetarë të Kosovës, e jo veç prej Grandit deri të Qeveria, sepse sipas tij të gjithë qytetarët e kanë kuptuar se çka po ndodhe në të vërtetë në vend.

Ai akuzoi Qeverinë se ka futur njerëz në mesin e turmës së protestës për ta eskaluar situatën, për këtë arsye, sipas tij, Qeveria është duke bërë thirrje për protesta me dhunë edhe pse si tha ai, opozita gjithmonë ka bërë thirrje për protestë paqësore.

“Këtë krize institucionale nuk e kemi sjelle ne, se ne kemi qene ne opozitë kemi bë luftë kundër korrupsionit. Kryeministri, zv/kryeministri e Qeveria janë ata që nuk po donë me zgjedh krizën në vend”, vlerësoi Isufi.

Ai kujtoi deklaratat e Mustafës e Thaçit, të cilët kishin thënë se në marrëveshjen për Asociacionin asnjë pikë e asnjë presje nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Ata kanë dinjitet, ata janë të zgjedhurit e popullit para se me qenë deputet të një partie që nuk e kanë votuar as kryetarin e tyre për Kryeministër, nuk duhet me votuar për Thaçin President”, tha ai.

“Mënyra ma idiote është me sulmuar njëri- tjetrin për toka private”, tha Isufi, lidhur me deklaratën e Thaçit, i cili tha se “Haradinaj po e kundërshton Demarkacionin se i ka tokat e veta në atë pjesë”.

Ai tha se edhe nëse është pronë private e dikujt, ajo është pronë e Kosovës e nuk duhet të falet.

E për deklaratën e Thaçit për opozitën “ju kemi prite por jo me kafe”, Isufi vlerësoi se ajo që ka dashtë me thënë Thaçi është “me ju likuidu”.

Këta duhet të kuptojnë që duhet me heqë dorë, krejt diktatorët që nuk e kanë kuptuar në fillim me kalimin e kohës e kanë kuptuar, – tha Isufi duke ju referuar Qeverisë.
“Këta përfundimisht duhet të hiqen para se t’i heq populli, se në një vend demokratik vendos sovrani”, përfundoi Isufi.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.