Negociatat,vitin tjetër, mbase ……

0

Shqiptarët janë lënë në dhomën e pritjes së Bashkimin Europian për të tretin vit radhazi.

Në një konferencë për shtyp, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë konfirmuar zyrtarisht se vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të shtyhen për vitin tjetër.

Merkel deklaroi se ishte e vetëdijshme se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas, Zoran Zaev, do të zhgënjeheshin, por se liderët e vendeve anëtare nuk kishin arritur një marrëveshje.

Ajo u ndal veçanërisht tek Shqipëria, duke thënë se disa vende ishin tejet skeptike ndaj vendit tonë.

“Në Gjermani ka rezerva për Shqipërinë, por bëhet fjalë për hapjen e negociatave edhe jo për anëtarësim. Ata duhet të përballen me disa kushte që kemi vendosur. Në Shqipëri vijon të ketë probleme, përfshirë edhe emigrimin. Por Shqipëria ka bërë maksimumin për sa i përket emigracionit. Gjermania dëshiron hapjen e negociatave. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë në fakt për negociatat, ndryshimi i emrit ka qenë një progres i madh, por edhe Shqipëria ka bërë progres. Vazhdoj të mendoj se Shqipëria ka bërë shumë, por nuk na ka bërë që të marrin një vendin për negociatat, i cili do të merret vitin tjetër”, u shpreh Angela Merkel. “Janë disa vende që kanë rezerva, sidomos ndaj Shqipërisë. Kemi diskutuar si do te jetë efekti po të hapen negociatat, patjetër që do të zhgënjehen si Rama dhe Zaev. Unë fola me Zaev”, deklaroi kancelarja gjermane.

Pas saj, edhe presidenti francez Emmanuel Macro u ndal tek Shqipëria, duke thënë se shumica e vendeve anëtare të BE-së ishte kundër hapjes së negociatave me vendin tonë.

“Për Maqedoninë e Veriut kishte një shumicë të madhe por për Shqipërinë shumica e vendeve tanë jo”, deklaroi Macron. Presidenti francez deklaroi se i ishte propozuar ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut ,por se e kishte hedhur poshtë pasi sipas tij ky skenar do të ishte i tmerrshëm për Ballkanin.

Angela Merkel

Macron duket se ia referua frikës së krijimit të Shqipërisë së Madhe duke thënë se: Besoj se ndarja do të kishte qënë një gabim politik dhe do kishte sjelle probleme për Ballkanin dhe Shqipërinë. Ka pakica shqipfolëse kudo në rajon, ka pasoja për fqinjët dhe duhet të mendonim për këtë”.

Macron deklaroi Shqipëria po kalon disa reforma të mëdha, por se nuk janë të mjaftueshme.

“Është bërë punë por të mos gënjejmë veten”, tha ai. “Shqipëria po ndërmerr të gjitha këto reforma në kuadër të emrit të vendit tyre. Por i gjithë progresi i duhur nuk është ende”, shtoi Macron.

Edhe pse Merkel mbajti një qëndrim më të butë, presidentin francez tha se është e pamundur t’ua shpjegojë francezëve se do të hapë negociatat me Shqipërinë.

“Është e vështirë ti shpjegoj francezëve që do ti hapin negociatat Shqipërisë sepse Shqipëria cilësohet si një vend i sigurt dhe nuk mund ta shpejtoj pse kemi probleme me azilkërkuesit nga një vend i sigurt. Nuk mund të bëj gjëra që francezët e kanë të pamundur ta kuptojnë”, tha Macron. Kur bie fjala te Shqipëria disa kushte që nuk plotësohen”, theksoi Macron.

Sipas tij, BE-ja ka probleme serioze dhe duhet të reformohet përpara se të zgjerohet, edhe pse kjo mund t’i ndalojë përpjekjet e vendeve të rajonit për të hyrë union.

“Përpara se sa të ndodhë procesi i zgjerimit ka nevojë për një reformim të brendshëm. Dihet që nëse nesh nuk i hapin dyert, ndoshta nuk do të ketë përpjekje por prapë kjo nuk mjafton. Duhet të finalizojmë reformat tona si BE. Duhet parë se ku qëndrojnë këto që kërkojnë të bëhen pjesë e BE-së. Duuhet ti shohim këto vende që janë në proces. Duhet parë hapi i mëtejshëm se ccfar mund të bëjmë me këtë agjendë. Në momentin që do të hapim dyert mundet edhe ne të na fajësojnë në lidhje me këtë. Na duhet më shumë vite, na duhet një tjetër proces zgjerimi, na duhet besueshmëri dhe strategji”, tha Macron.

Në këtë pikë edhe kancelaria gjermane duke se ishte dakort me homologun e saj por sinjalizoi se të dyja proceset mund të ndodhin paralelisht.

Emmanuel Macron

“Unë e mbështes Macron në një pikë sa i përket procesit të zgjerimit që duhet reformuar. Por kur bëjmë premtime duhet ti mbajnë dhe nuk duhet ti kthejmë shpinën Shkupit dhe Tiranës. Unë dua që të këtë një bashkim të këtyre vendeve në BE, por më përpara duhet të kalojnë në faza të ndryshme të këtij procesi”, tha Merkel.

Shtyrja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vitin tjetër duket se paralajmërua që kur kjo temë nuk u vunë sot në rendit e ditës së liderëve të BE-së, edhe pse ishte “patatja e nxehtë” e samitit në Bruksel.

“Shqipëria është dëmi kolateral i një beteje për pushtet brenda BE-së, tha kryeministri Edi Rma për Euronews pas vendimit.

Sipas raporteve, Macron është vënë më shpatulla pas murit nga liderët e BE-së që mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ka braktisur mbledhjen, por nuk ka ndryshuar qendrim.

Çfarë ndodhi në Bruskel

“Euractiv” shkruante se nisja e bisedimeve nuk ishte në agjendë, por nuk përjashtohet që kjo çështje të përmendet në konkulizionet e samitit”.

“Unë sapo pashë raportet e mediave që 25 shtete anëtare ishin në favor të hapjes së negociatave dhe 3 kundër, por nuk është aq e thjeshtë. Disa vende janë në favor të shkëputjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe disa kundër, por ajo që është e drejtë të thuhet është se ka një shumicë shumë të madhe vendesh që janë të gatshme për të hapur negociatat “deklaronte një diplomant i BE-së. “Por ne kemi nevojë për unanimitet. Pranimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vodhi plotësisht vëmendjen dje, pasi në lidhje me diskutimet për Turqinë ishte arritur tanimë një deklaratë e përbashkët nga ministrat e jashtëm të BE-së”, shtonte ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron shmangi sot gazetarët dhe deklaratat publike, duke hyrë dhe dalë nga dera e pasme.

“Zgjerimi është një çështje që kërkon unanimitet dhe pavarësisht diskutimeve të gjata, ne nuk e arritëm ” tha Kryeministri i Letonisë Krišjanis Karinš gjatë mbërritjes në ditën e dytë të samitit të Këshillit të BE-së.

Gjatë mbrëmjes, udhëheqësit e BE janë mbyllur duke diskutuar për Shkupin dhe Tiranën për më shumë se 4 orë, por diplomatët e BE-së thonë se nuk është gjetur një qasje e përbashkët.

Disa drafte që qarkulluan në Bruksel dhe përmbanin idenë e mundshme të shkëputjes së të dy Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por Italia është vendi që ka kundërshtuar me tone më të larta një skenar të tillë.

“Bisedimet e pranimit janë përparësia kryesore e Italisë në këtë samit të Këshill Europian”, tha një diplomat i BE.

Roma ka më shumë përgjegjësi me dosjen e Shqipërisë dhe qeveria italiane e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë shkëptutjen nga Shkupi” thotë diplomati.

Liderët e BE e gdhijnë për Shqipërinë. “Plani B” i Gjermanisë

Liderët e BE-së mbërritën dje në Bruksel me mendimin se do ta gdhinin për Brexit, por përfunduan duke diskutuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas mesnatës, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti i Këshilit të BE-së, Donald Tusk raportohet se kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tusk raportohet se është munduar të bindë vendet anëtare të firmosin draftin për negociatat, por Franca, Holanda dhe Danimarka kanë rezistuar. Në këto kushte, kancelaria Merkel ka dalë më një Plan B.

Gjermania raportohet se ka propozuar shtyrjen e vendimit për në dhjetor të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe, Franca pritet të hartojë një dokumentet për reformimin e procesit të anëtarësimit, duke vendosur kushte të reja për integrimin në BE. Sipas planit gjerman, vendimi për negociatat do të merret në dhjetor, kur pritet të gjendet një mënyrë për dhënien e dritës jeshile për Shkupin dhe Tiranën , dhe implementimin e rregullave të reja të Macronin.

Të gjithë sytë e liderëvë të BE-së sihin sot nga Franca dhe Holanda, të cilat janë kthyer në pengesën kryesore për hapjen e bisedimeve të pranimit.

Kryeministri holandez Mark Rutte tha sot se udhëheqësit e BE do të rishikojnë çështjen e Shqipërisë dhe Maqedonië se Veriut në një samit pasues, por nuk përcaktoi se kur.

“Euractiv” shkruan se përveç, Holandës dhe Danimarkës, edhe Spanja ka dalë kundër Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë ka probleme me krimin e organizuar dhe se reformat po ecin me ritme të ngadalta.

Por raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka reaguar ashpër duke e akuzuar Francën se po bën një lojë të pisët kundër Tiranës dhe Shkupit.

Presidenti Francez Emmanuel Macron me delegacionin e tij pas darkës me liderët e BE

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëri nuk morën dje dritën jeshile për të hapur bisedime me BE-në. Parlamenti Europian mbetet një aleat i fortë, por besueshmëria e Unionit është shkatërruar. Franca po luan një lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do ta paguajmë çmimin. Kjo është e papranueshme!”, shkruan ajo sot në Twiterr.

Sipas Fajon, Bashkimi Europian është marrë përsëri peng nga Franca, e cila që nuk e kupton se po vazhdon të dëmtojë Ballkanin. Ajo shkruan se është koha që BE-ja të tregojë maturi politik dhe përgjegjshmëri

“Liderët e këtyre vendeve i kanë bërë “detyrat” e tyre! Tani është koha që Këshilli i Bashkimit Europian të bëjë pjesën e tij dhe të pranojë më në fund hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shprehet raportuesja për Kosovën në PE.

Nga ana tjeter, mediat në Bruksel shkruajnë se Maqedonisë së Veriut mund ti hapeshin negociatat sot vetëm nëse vendet anëtare binin dakord për ta shkëputur nga Shqipëria. Holanda, Spanja dhe Danimarka ishin të gatshme të nënshkruanin një draft që përmbante dritën jeshile vetëm për Shkupin, por ajo u hodh poshtë duke u cilësuar si një skenar i “tmerrshëm” nga Italia, Greqia dhe Gjermania, por së pari dhe më kryesorja, vetë Franca kundërshtoi një zgjidhje të tillë.

Duke hyrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të BE-së, kryeministri Rutte theksoi se të gjithë i kanë parasysh përpjekjet dhe arritjet që ka bërë deri tani Shqipëria, por shtoi se kjo nuk mjafton për një përgjigje pozitive ndaj negociatave.

“Të gjithë i kemi të qarta përpjekjet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka bërë shumë punë, por ka ende për të bërë. Shqipëria ka një rrugë pak më të gjatë për të bërë, Gjithsesi ajo ka bërë shumë progres” tha mes tjerash, kryeministri i Holandës, duke shtuar se duhen reforma të thella në përmirësimin dhe zbatueshmërinë e ligjit.

Italia dhe Greqia lobojnë fuqishëm pro-Shqipërisë

Dy fqinjët e Shqipërisë, Italia dhe Greqia, raportohet se kanë mbajtur një qëndrim të fortë pro-negociatave me vendit tonë gjatë disktimeve që kanë zgjatur dëri në orët e para të mëngjesit. Kreu i qeverisë greke Qirikaos Mistotaqias dhe kryeministri italian Giuseppe Conte raportohet se janë mundur të bindin Francës për dhënien e dritës jeshile.

Conte ka folur sot para mbledhjes së Këshillit në Bruksel, duke deklaruar se mos hapeja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do t’i fuste të dyja vendet në krizë politike. Conte është shprehur se takimi i djeshëm i 28 liderëve BE-së në Bruksel ishte një gabim historik.

“Mbrëmë nuk arritën në një konkluzion. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë një jetë që kërkojnë hapjen e negociatave. 2 vende me shumicë myslimane kanë ëndërr të futen në BE. Takimi i djeshëm do të mbahet mend si një gabim historik. Mos hyrja në BE shpresoj mos t’i bëjë vendet pesimiste” mësohet të ketë thënë ai.

Edhe Greqia mbajti një qëndrim të qartë, pro çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Natyrisht, pala greke ka vendosur gjithmonë kushte të rrepta për integrimin e dy vendeve fqinje në BE, por në rastin konkret, interesat duket se kanë qënë qartazi pro çeljes së negociatave.

kryeministri italian Giuseppe Conte

Mistotaqis, ka theksuar se Greqia është forca stabilizuese në rajon dhe se mbështet rrugën europiane të fqinjëve në BE, me kusht të përhershëm respektimin e plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe sa janë nënshkruar nga të gjitha palët, në dobi të respektimit të së drejtës së shtetit.

Po ashtu duke mbërritur në samit, edhe kryeministri bullgar Boyko Borissov paralajmëroi se mos hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të ishte një gabim historik.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të marrin datë për negociata, pasi do të bëhej një gabim historik nëse nuk i lejojmë t’i fillojnë negociatat. Kjo do të ishte goditje e madhe për popujt e të dyja shteteve të cilat meritojnë t’u jepet perspektivë europiane”, deklaroi sot kryeministri bullgar Bojko Borisov.

“Nëse bëhet një gabim i tillë atëherë nuk duhet të zemërohemi për problemet që do të ndodhin, që do të ketë xhihadistë, ndikime nga Rusia, Turqia apo Kina. Ky vakum nuk mund të vazhdojë dhe do të mbushet nga ndonjë tjetër dhe kjo nuk është mirë për Bullgarinë”, theksoi shefi i qeverisë së Sofjes. Borisov tha se nuk mund t’i kuptojë pohimet se ekzistojnë rreziqe nga inkuadrimi i të dyja vendeve.

“Maqedonia e Veriut sipas popullatës dhe territorit është sa Sofja dhe çfarë rreziku mund të jetë? Ky është si një qytet i vogël europian dhe nuk është e drejtë ta tregojmë karakterin kundër atyre. Nuk pajtohem me këtë. Por, shumë nga shtetet e mëdha europiane kanë probleme të brendshme dhe më lehtë është të gjesh një armik të jashtëm që mund t’i hedhësh fajin”, deklaroi Bojko Borisov.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.