Negociatat, Meta po zhvillon takim me Bashën

0

Ashtu siç u paralajmëruar, kreu i PD Lulzim Basha dhe kryeparlamentari dhe  njëherësh kreu i LSI, Ilir Meta kanë nisur takimin për të disktuaru miratimin e reformës në drejtësi.

Kryeparlamentari Ilir Meta ka qenë i përpiktë, duke mëbrritur në orën 11:00 në ambientet e hotel Rogner, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij Sokol Dervishaj.

7 minuta me vonë ka mbërritur edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga nënkryetari i reformës për drejtësi, Oerd Bylykbashi.

Ftesa e Ilir Metës për Bashën erdhi pas dështimit të bisedimeve mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Ilir Meta në cilësinë e kryeparlamentarit ka ftuar për një takim, brenda së hënës kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Edhe pse ia la në dorë kryeopozitarit formatin e takimit, Meta tha se do të mirëpriste një tryezë më praninë e Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe ekspertëve të huaj, duke synuar kështu një dialog të gjerë.

Ilir Meta: I kam dërguar sot një ftesë dhe kërkesë zyrtare kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për tu takuar me të. Jam fleksibël për tu takuar në çdo moment që tani, por mundësisht deri të hënën. Sepse përndryshe mund të kompromentojmë proçedurat parlamentare dhe integritetin e Kuvendit.

tavolina rogner

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.