Në pritje të Botërorit 2018, rusët shtojnë kapacitetin e vendeve në stadiumin e Ekaterinburgut

0

Para se të nis Botërori “Rusi 2018”, FIFA si organi më i lartë i futbollit në botë ka dhënë rekomandimet e saj që kapacitetet e stadiumeve duhet të jenë të paktën me 45 mijë vende.

Ndërsa Rusia ka menduar të bëjë një gjë të jashtëzakonshme për të gëzuar organmet më të larta të futbollit.

Në stadiumin e Ekaterinburg kapaciteti i të cilit është18 mijë vendesh, por Rusia  ka gjetur një zgjidhje që mund të quhet e papërsëritshme për strukturën e re që ka prezantuar.

Tribunat anësore në stadiumin e  Ekaterinburg janë çmontuar dhe janë instaluar tribuina nga ana e jashtme. Kjo metodë inovatore  do të sigurojë që stadium në fjalë do të sigurojë edhe 18 mijë tifozë të tjerë për të parë ndeshjet e botërorit.

Kjo metodë provizore për të shtuar vendet në stadium, nuk do të jetë me kohë të gjatë, sepse heqja e kësaj shtesë në pjesën anësore do nis sapo kampionati i botërorit “Rusi 2018” të përfundojë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.