Ndryshon ligji për nënshtetësinë greke, ja procedurat e reja

0

Një nga pikat e amendamentit lidhet me kalimin e kompetencave për dhënien e nënshtetësisë, nga ministria e Politikës së Emigracionit, në ministrinë e brendshme. Ky shërbim si dhe tri komisionet e natyralizimit (politografisi), do të kalojë në vartësi të sekretariatit të përgjithshëm të zgjedhjeve.

Në kuadër të transferimit të kompetencave, ministria e brendshme do të fillojë thjeshtëzimin e procedurës për marrjen e nënshtetësisë greke. Kështu bën të ditur radio “Athina 9,84”, që shton se të drejtën për të përfituar nënshtetësinë do ta kenë edhe emigrantët që jetojnë u punojnë ligjërisht në Greqi për një periudhë prej të paktën 7 vjetësh.
Radio Athina vë në dukje se ligji që kishte hartuar presidenti aktual i republikës greke, Prokopis Pavlopulos dhe e evoluoi më tej Janis Ragusis në 2010, për këtë kategori parashikohej një qëndrim e punësim dhjetëvjeçar.
Më tej, ligji parashikon që fëmijët e emigrantëve, nëse lindin në Greqi, marrin automatikisht nënshtetësinë greke. Në të kundërt, e marrin nënshtetësinë pasi të kenë kryer gjashtë vjet të sistemit arsimor grek, vë në dukje Radio Athina.

Provimi i gjuhës greke

Sipas burimeve të cituara nga radio, ndryshimet e para në procesin e nënshtetësisë lidhen me provimet e gjuhës greke (glosomathia), që emigrantët japin para komisioneve të Natyralizimit.

Sipas rregullave të tanishme, kandidatët për marrjen e nënshtetësisë greke duhet të kenë njohuri mbi historinë dhe gjeografinë e Greqisë, ndërsa lënda që jepet provim ofrohet falas përmes faqes së internetit të Ministrisë së Brendshme (www.ypes.gr).

Radio Athina shton më tej se objektivi i ministrisë së brendshme është që brenda këtij viti të ketë finalizuar dhe votuar gjithë ndryshimet në legjislacionin për marrjen e nënshtetësisë greke.
Në të njëjtën kohë, do të shqyrtohen edhe ndryshime në procedurën e lejeve të qëndrimit.

 

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.