Ndryshimet e qeverisë, Parlamenti pritet të votojë dekretet e Presidentit

0

Parlamenti do të votojë sot dekretet e Presidentit Nishanit për shkarkimet dhe emërimet në qeveri. Të enjten e shkuar Parlamenti nuk hodhi në votim dekretet e kreut të shtetit për shkarkimin e ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe Shkarkimin e Arben Ahmetaj nga posti i ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes.

Ky veprim solli edhe reagimin e Nishanit, i cili iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nenn e Kushtetueses për shkarkimet dhe emërimet e ministrave.

Ndërkohë gjatë seancës së sotme pritet të ketë debate edhe për nismat e PD për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore.

Përveç akteve nënligjore  me formularët e vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit.

Një ditë më parë demokratët kanë propozuar edhe disa ndryshime. Ata propozojnë që ligji për dekriminalizimin të pezullojë nga politika funksionarët dhe të zgjedhurit kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës.

Demorkatat kanë propozuar edhe ndryshime në komisionet hetimore, i cili pamundëson bllokimin nga mazhoranca të punës përmes mos pranisë së anëtarëve të mazhorancës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.