Ndalohet një shqiptare në Selanik me drogë dhe armë në banesë

0

Policia greke gjatë një operacioni ka arrestuar një shqiptare dhe një grek, ndërsa ka sekuestruar kokainë, marijuanë dhe 3350 euro.

Operacioni u zhvillua në zonën Retzikiou, ndërsa në banesë janë gjetur dhe sekuestruar 88 kg 988 gram marijuane, 12.4 kg prej të cilave të llojit “çokollatë”.

U sekuestruan gjithashtu 554.8 gram kokainë, 384 gram përzierës, 1 pistoletë, 70 fishekë, 3350 euro, 2 peshore, 1 prese mekanike, 2 celularë.

Në pranga kanë rënë një grek 39-vjeç dhe një femër shqiptare 31-vjeçe.

Të dy ata u arrestuan te marten, në pjesën lindore të qytetit, ndërsa po përgatiteshin të shpërndanin drogën te përdoruesit e zonës, njofton policia.

Në automjetin si dhe në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 88,9 kg kanabis. 12 kilogramë ishin të presuara në formë çokollate dhe të paketuar. U sekuestruan gjithashtu 554 gr kokainë; një lëndë e panjohur që përdoret në përpunimin e drogës; një pistoletë, 70 fishekë, 3.350 euro që konsiderohen si të përfituara nga shitja e drogës; dy peshore elektronike precizioni, pajisje për paketimin e drogës.

Të dy të arrestuarit do të dërgohen në prokurori për t’iu komunikuar akuzat për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, shtetasja shqiptare do të akuzohet edhe për hyrje e qëndrim pa leje në Greqi, pasi nuk dispononte dokumente të rregullta.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.