Ndalohen disa dhunues të Ziadin Selës

0

Hetimet mbi personat pjesëmarrës në ngjarjen e 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë, ku u dhunua deputeti shqiptarë Zijadin Sela. Sela konsiderohej element kyç që rrëzoj Nikolla Gruevskin, pa votat e Selës nuk mund të bëheshin 61 vota. Pas humbjes së zgjedhjeve, Nikola Gruevski organizoj skenën e dhunës ndaj parlamentit, ku synohej eleminimi i deputetit shqiptarë.
Prokuroria Themelore Publike ka zgjeruar hetimet, duke arrestuar edhe pesë persona për sulëm ndaj Selës. ”Prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për pesë personat, kështu numri i të arrestuarëve shkon në shtatë. Akuzohen për veprën penale tentativë vrasje të kryerë në bashkëpunim, nga neni 123 lidhur me nenin 19 dhe me nenin 22 nga kodi penal”, thotë prokuroria e Shkupit.
Prokuroria do të zgjeroj hetimet, me kërkesë të prokurorit publik kompetent, janë privuar nga liria gjatë bastisjes së banesave të tyre. Prokuroria do hetoj përfshirjen e personave të tjerë, pasi dyshohet se ishin të përfshirë më shumë persona.
Pesë personat, siç theksojnë nga Prokuroria, me kërkesë të prokurorit publik kompetent janë të privuar nga liria gjatë kryerjes së bastisjes në shtëpitë e tyre. Gjatë ditëve në vijim, Prokuroria do të ndërmarrë veprime për vërtetimin e fakteve edhe ndaj personave të tjerë.
Paraprakisht, më 10 maj u ngritën hetimet për dy persona, babanë dhe djalin, për të cilët është konfirmuar se kenë marrë pjesë në sulmin ndaj Selës më 27 prill. Të dyve iu caktua masa e paraburgimit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.