Ndahet nga jeta në moshën 53 vjeç deputeti Gjovalin Kadeli

0

Politika shqiptare në zi, shuhet ne moshen 53-vjeçare deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli.

Deputeti ka ndërruar jetë në një spital në Itali ku po kurohej pas një sëmundje të rëndë.

Prej muajit mars, Kadeli ndërpreu aktivitetet politike pasi sëmundja iu përkeqësua.

Deputeti vuan nga ‘Pankreati Akut’ dhe në gjendje të rëndë shëndetësore u dërgua për kurim në shtetin fqinj.

Askush nuk e mendoi se sëmundja do e mposhte. Kadeli madje ishte programuar i dyti në listat e kandidatëve për deputetë të LSI për qarkun e Lezhës.

Nuk paska qenë e thënë që familja Kadeli të gjente qetësi. 4 fëmijët mbesin jetimë, humbin prindërit brenda dy vitesh. Në vitin 2015, Gjovalin Kadeli humbi të shoqen , e cila u nda nga jeta në moshë të re pas një sëmundje të rëndë. Por e keqja nuk mbaroi aty. Sot, vdekja mori dhe babain në moshën 53-vjeçare.

Gjovalin Pjeter Kadeli lindi 26.72.1964 Lezhe

Kandidat per deputet ne zgjedhjet per Kuvendin 2017 ne qarkun Lezhe propozuar nga Levizja Socialiste per Integrim

Arsimi:
Universiteti juridik “Luigj Gurakuqi”, Shkodër 2008

Fakulteti i Shkencave Shoqerore (marredheniet nderkombetare) 2012

Eksperienca ne pune:
1985-1989 drejtues, agronom i mesem ne ndërmarrjen bujqesore Lezhe
1989-1991 kryetar i deges se furnizim-shperndarjes treshe
1991-1994 emigrant ne Greqi
1994 -2009 biznesimen, themelues dhe administrator i subjektit “Iridiani & kadell” sh.p.k
deri ne vinn 2009, anetar i kryesise dhe asamblese se dhomes se tregtise dhe industrise qarku Lezhe.

Kadeli ka qenë deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama. Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike. Si shpërblim Partia Demokratike e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë nga ku ai zgjodh deputet i Partisë Demokratike. Por pas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkangjit Grupit Parlamentar të LSI-së.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.