Navigator me zërin tuaj

0

Nuk do të na thotë më asistenti zanor i navigatorit nëse duhet të kthehemi djathtas apo të marrim rrugën dytësore. Por do të jetë vetë zëri jonë apo ajo i personit që do i kërkojmë të regjistrojë të dhënat rrugore.

Kjo është idea e  Waze, aplikacioni i navigimit i blerë nga Google më 2013 është bërë mjaft popullor. Pasi ka përdorur zërin e një sërë emrash të njohur, duke nisur nga Morgan Freeman, aplikacioni tashmë ka vendosur t’u ofrojë përdoruesve mundësinë e personalizimit.

Në versionin e fundit, aplikacioni ka opsionin ‘regjistruesi i zërit’, ku shkon në një rregullim më të avancuar duke zgjedhur “audio dhe instruksione vokale”.

Kjo risi të jep mundësinë të regjistrosh pjesërisht ose të gjitha instruksionet e guidës zanore, që nga “jemi gati, nisemi” deri tek “arritëm në destinacion”.

Si një dublues, përdoruesi mund të kopjojë zërin vokal të navigatorit, apo tu kërkojë këtë gjë miqve fëmijëve apo partnerëve.

Share.

About Author

Leave A Reply