Mogherini : Procesi i zgjerimit të BE ende nuk ka përfunduar dhe se ky i fundit është  një proçes i pakthyeshëm

0

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini në një intervistë për një televizion slloven është shprehur se Procesi i zgjerimit të BE ende nuk ka përfunduar dhe se ky i fundit është  një proçes i pakthyeshëm.

E pyetur se cfarë është duke bërë unioni për Ballkanin Perëndimor, Mogherini deklaron :

“Tre vite më parë asnjë prej shteteve të Ballkanit Pereëndimor nuk ishte gati për tu bërë pjesë e Unionit.

Ne po punojmë cdo ditë po punojmë me secilin shtet të Ballkanit perëndimor  për tu siguruar që procesi i anëtarësimit të tyre në BE të jetë i pakthyeshëm. Një proces i tillë kërkon reforma ekonomike, juridike dhe institucionale dhe sigurisht bashkëpunim me të gjithë fqinjët, pasi ne jemi dëshmitarë që vendet e Ballkanit kanë qënë të përfshirë nga lufta. Ky është qëllimi i BE, qëllimi im personal, ne kemi punuar  që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor  të arrijnë të integrohen në BE. Ne kemi punuar që procesi i integrimit të jetë i pakthyeshëm,”shprehet Mogherini.

Gazetarja e pyet nëse  integrimi do të mund  të realizohet brenda dy vitesh, diplomatja përgjigjet:

“ Kjo është e pamundur, reformat e nisur në këto shtetet janë ende në fazën fillestare”

Sa i përket shqetësimit të influencës ruse dhe asaj amerikane në  Ballkan, Mogherini shprehet se nuk është aspak e shqetësuar.

“ Jo nuk jam e shqetësuar për një arsye të thjeshtë. Vendet e Ballkanit e duan shumë Bashkimin Evropian. Rreth 70-80% e njerëzve  e mbështesin anëtarësimin në BE. Ka energji pozitive tek të rinjtë, dhe nëse do të jemi koherent në mbështetjen e këtyre shteteve nuk do të ketë asnjë lloj influence nga Turqia Rusia, shtetet e Gjirit. Askush nuk mund të na konkurojë.  Dhe kur flas për pushtet BE ofron mbështetje ekonomike, mbështetje në reforma dhe jo vetëm” përfundon Mogherini.

Share.

About Author

Leave A Reply