Mogherini nga Sllovenia ka dhënë shpresë për Ballkanin Perëndimor për integrimin në BE

0

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini nga Sllovenia ka dhënë shpresë për Ballkanin Perëndimor për integrimin në Bashkimin Europian.

Ajo deklaroi se i gjithë Ballkani do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, ndërsa shtoi se deri në fundin e mandatit të Komisionit aktual Europian, pas dy vitesh objektiv është përparimi i prekshëm i 6 shteteve të Ballkanit.

“I gjithë Ballkani duhet dhe do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. I kam vënë vetes qëllimin që deri në fundin e mandatit të Komisionit aktual Europian, pas dy vitesh, të shohim një përparim praktik e të prekshëm të 6 partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor.

Një përparim, i cili do ta bëjë të pakthyeshme rrugën e tyre drejt BE-së. Ballkani është pjesë e Europës dhe shtetet e tij dëshirojnë dhe meritojnë të njëjtat mundësi, të njëjtën siguri dhe të njëjtat të drejta” deklaroi Mogherini.

Share.

About Author

Leave A Reply