Ministrja Karabina ankohet për akomodim të papështatshëm për statusin e saj, në Kosovë

0

Një akomodim jo i përshtatshëm për statusin e saj”, kështu e ka cilësuar ministrja teknike Mirela Karabina pritjen që i është bërë në Gjakovë gjatë vizitës së saj për Seminarin e XIII, i organizuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës, i cili u mbajt nga data 1 deri më 4 gusht,  “Për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë”.

Edhe pse ministrja teknike duhet të ishte larguar nga kabineti pas zgjedhjeve, mesa duket ca lezete të vogla e ca lukse imagjinare të sajat e kanë mbajtur atë peng.

Shqiptarja.com mësoi se Mirela Karabina u akomodua në hotel “Pashtriku” dhe fakti që ky hotel nuk ishte me pesë yje, e ka indinjuar Ministren aq shumë sa e ka parë të përshtatshme të dërgojë edhe një email zyrtarë për të shprehur të gjitha ankesat e saj.

Ministria Karabina i ka kërkuar llogari Kosovës se pse nuk është akomoduar në hotel me 5 yje. Pra, pse në Gjakove s’ka hotel për nivelin e zonjës Karabina.

Shqipja e ministres së Arsimit plot gabime drejtshkrimore
Më anë të një e-maili të shkruar keq, me plot gabime drejtshkrimore, ajo që shihet është fakti se Karabina kërkon llogari se pse nuk ka qenë akomoduar mes luksit, por në një hotel normal.

Por jo vetëm kaq. Karabina ndjehet e fyer që edhe këshilltarët e saj, që janë lart në hierarki, nuk janë respektuar si duhet. Edhe atyre ju ka munguar luksi në Gjakovë. Ajo i kërkon po ashtu edhe detaje të tjera mbi seminarin, organizatorët e buxhetin,

E-maili i ministres teknike: Situatë e paprecedentë
Kjo duhet t’i ketë lënë me gojë hapur zyrtarët në Prishtinë, megjithatë, Karabina pret akoma përgjigje se si ka mundësi, që nuk u akomodua në hotel me 5 yje.

Ngjan e gjitha si një shaka në fakt, por më poshtë keni edhe emailin e plotë të dërguar në datë 3 gusht nga asistentja e Karabinës në adresë të Ministrisë së Arsimit në Kosovë.

Organizatorja e aktivitetit flet për Report Tv
Pas kërkesë llogarisë së ministres teknike të Shqipërisë, Report Tv ka kontaktuar me njërën nga organizatoret e aktivitetit nga pala shqiptare në Kosovë, Anila Ferizaj, e cila u shpreh se “Nuk kam asgjë për të shtuar veç asaj që ka dalë në media”.

E-maili zyrtarë që ka dërguar Karabina:
E-MAILI ZYRTAR:

“From: Sekretaria MAS
Sent: 03 August 2017 11:10
To: Anila Ferizaj <[email protected]>
Cc: Zamira Gjini <[email protected]>; [email protected]
Subject: Kerkese per informacion

Pershendetje znj. Ferizaj!

Sikunder jeni ne dijeni, ne Gjakove, u organizua Seminari i XIII, i mesimit plotesues ne diaspore.

Ministrja e Arsimit, u tregua e gatshme per te marre pjese duke e pare si nje detyrim kushtetues per promovimin e ruajtjes se vlerave dhe traditave kulturore te shqiptareve kudo qe ndodhen, por edhe ne shenje respekti te punes dhe misionit te mesimdhenesve ne diaspore.

Ministri i Arsimit veren se organizimi i Seminarit ishte jashte çdo standardi te nivelit zyrtar e human, si dhe jashte qellimit qe ai kishte.
Ne lidhje me situaten e krijuar Ministri i Arsimit dhe Sportit kerkon te informohet:

1. Kush ishin personat pergjegjes qe kishin marre persiper akomodimin dhe mbarevajtjen e punes se seminarit? Ju kujtojme, Dhoma ku u akomodua Ministri i Arsimit, ishte jashte çdo standardi per nje nivel te tille perfaqesimi.
Me VKM, Ministri akomodohet ne hotel me pese yje ne rastet e pjesemarrjes se tij ne aktivitete zyrtare.

2. Stafi i ngushte qe e shoqeronte Ministrin e Arsimit (Keshilltaret e saj) u trajtuan ne nje menyre krejt te padenje, per nivelin e hierarkise qe ata kane dhe per ate ç’ka perfaqesojne ne institucion;

4. Hoteli ne te cilen u be akitiviteti ishte i pa pershtatshem, jo vetem per nje nivel te tille perfaqesimi por edhe per nje nivel mëse normal. Ai nuk permbushte asnje standard, per mbarevajtijen e nje aktiviteti te tille. Mjedisi ne te cilin do te zhvillohej Seminari ishte pa kushte ajrosje dhe ne nje temperature te larte.

5. Ministri i Arsimit kerkon te dije nese pala e Republikes se Kosoves, ishte e njoftuar per pjesemarrjen e Ministrit te Arsimit dhe stafit qe e shoqeronte ne kete aktivitet?

6. A i kane te qarta detyrimet ligjore dhe zyrtare organizatoret e Seminarit XIII ne Gjakove? Nese po, si e shpjegojne krijimin e nje situte te tille te paprecedente?

Ministri i Arsimit, kerkon gjithashtu te informohet sesa eshte buxheti i ofruar nga pala shqiptare dhe ajo kosovare ne perputjhje me marreveshjen mes dy vendeve, dhe si eshte shpenzuar ai ne rastin e Seminarit XIII te mbajtur ne Gjakove, duke marre ne konsiderate situaten dhe kushtet te cilat u konstatuan prej vete Minsitrit te Arsimit.

Ministri i Arsimit ja ka bere me dije situaten edhe homologut te saj ne Republiken e Kosoves.

Gjithashtu Ministri i Arsimit do te kerkoje nje proces auditimi te shpenzimeve financiare, per Seminarin e XIII ne Gjakove.

Persa u shpreh me siper Ministri i Arsimit kerkon nje informacion te hollesishem, per situaten e krijuar si dhe pergjegjesit qe shkaktuan kete ngjarje te pa precendente per protokollin shteteror dhe ne shkelje te te gjitha akteve ligjore dhe n/ligjore qe rregullojne punen e Ministrit te Arsimit.

Ky informacion te percillet ne rruge elektronike dhe i printuar ne paradhomen e Ministrit sot me date 03.08.2017, ora 14.30.

Behije Çerpja
Asistente e Ministrit
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Rruga e Durrësit, Nr. 23, ALB-1001 Tiranë, Albania
Mobile: +355 684194470
Email: [email protected]
web site: www.arsimi.gov.al”/Lexo.al

Zyrtari i Kosovës i përgjigjet Karabinës pas ankesave për hotelin
Pas ankesave nga ministrja Karabina, që i ka kërkuar llogari Kosovës se pse nuk është akomoduar në hotel me 5 yje, ka reaguar një prej organizatorëve në Kosovë, Nuhi Gashi duke ‘sqaruar’ ministren.

“E nderuar zonja Gjishti!
Fillimisht uroj të jeni mirë dhe më ndjeni që nuk arrita me kohë të jep sqarime lidhur me çështje konkrete që ngre letra Juaj. Kisha skajshmërisht shumë punë rreth seminarit dhe nuk më mbetej kohë për postën.

Por, një imejl i përsëritur, i ardhur si Cc edhe në adresën time, më obligon që aktualisht në shenjë respekti, mirësjellje e kontributi eventual për kompletimin e të dhënave në kontekst të letrës Suaj,  deri në leximin e kujdesshëm të raporteve/pyetësorëve  e vetëvlerësimeve (anonime)  të mësueseve e të mësuesve, t’Ju sqaroj si më poshtë:

–          Pothuaj se për shumicën e zërave/njësive  të seminarit, të cilat ju i afishoni në letrën Tuaj, shpresoj se do të kemi  vlerësimin e sqarimet e nevojshme nga personat përgjegjës të logjistikës së Seminarit (akomodimi, sallat, pajisjet, ushqimi, higjiena etj;) dhe mbase e mira e kësaj pune është se ata (të të dy ministrive homologe) ishin aty, i dinë këto punë shumë më mirë se unë (unë personalisht dhe shumica e mësueseve, duke punuar në shtetet e demokracive më të zhvilluara, kanë marrë shumëçka nga një kod tjetër i sjelljes, ku  titullari i shtetit /i çdo niveli/ duhet të gjendet në sallë edhe para kohës së shpallur) dhe i posedonin edhe dokumentet/marrëveshjet e arritura paraprakisht (shkurt 2017) me hotelin;

–          Shikuar nga perspektiva ime,   fillimisht si autor  e më vonë bashkautor  i konceptit të zhvilluar më tej të  kësaj ngjarjeje,   përtej subjektivizmit   e sentimenteve të mia me të (seminarin),  aq sa arrita të  qëmtoj vlerësimet e mësuesve e të mësueseve,  e them me plot kompetencë profesionale e kënaqësi  se në veçanti në rrafshin e formatit didaktik më janë realizuar pritjet;

–          Në raport me gjuhën mjaft ‘agresive’  të letrës Suaj, më duhet t’Ju sqaroj se, ndër të tjera,  nuk e pata të lehtë ta ‘qeveris’ apo ta zbus zemërimin e mësuesve për  vonesën deri në 30 minuta  të fillimit të punimeve të seminarit dhe heqjen nga agjenda të komunikimit të hapur (debatit), të planifikuar ditën e parë në linjën: mësuesit/et- ministrat  respektivë të tri ministrive;

–          Puna e hetimit/auditimit  edhe buxhetor/financiar  për mua është një normalitet/rutinë,  që ka ndodhur dhe duhet të ndodhë edhe me këtë rast, prandaj më keni të hapur me të gjitha letrat e të dhënat që posedoj;

–          Një raport integral  e me kompetencë të plotë (nga ana ime) do ta bëj ditët në vazhdim, natyrisht mbështetur, fillimisht, në (vetë)vlerësimet/gjykimet  e mësuesve, sepse seminari u dedikohet atyre dhe mund të mbijetojë  vetëm  nëse u përshtatet interesave e nevojave të tyre (bile në këtë rrafsh, ua bëj me dije  të gjithë subjekteve se edhe më tutje bazën e buxhetit të seminarit e përbën investimi personal i mësuesit/es  në para, kohë, durim e guxim profesional, angazhim e përkushtim patriotik etj., që thënë shkurt mund të emërtohet si ndërgjegje kulturore)

Me respekt,

Nuhi Gashi”

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.