Ministrja e Drejtësisë Gjonaj, ka shkarkuar nga detyra tetë drejtorë burgjesh

0

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka shkarkuar nga detyra drejtorët e burgjeve në disa qytete, duke i dërguar ata për ndjekje penale. Ministrja deklaroi se drejtorët e shkarkuar akuzohen për shkelje të rënda, që rrezikonin sigurinë në burgje. Në një dalje për media, ministrja Gjonaj njoftoi largimin nga detyra të drejtorëve të Burgjeve në Lezhë, Rrogozhinë, Lushnje, Peqin, Tepelenë, Sarandë, (i dënuar më parë), Berat, Durrës.

“Kontrollet e kryera kanë evidentuar shkelje të rënda, shkelje që rrezikojnë sigurinë e burgjeve. Janë evidentuar raste të futjes së lëndëve narkotike në burgje. Ministria e Drejtësisë e vendosur për zbatimin e ligjit, nuk do lejojmë asnjë shkelje”, tha Gjonaj.

Drejtorët e shkarkuar dhe për çfarë akuzohen
Drejtori i IVP-së Lezhë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre
Drejtori i IVP-së Rrogozhinë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre
Drejtori i IVP-së Lushnje për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre
Drejtori i IVP-së Peqin për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre
Drejtori i IVP-së Tepelenë për shkelje administrative
Drejtori i IVP-së Sarandë për shkelje administrative dhe figuron person i dënuar më parë
Drejtori i IVP-së Berat për shkelje administrative dhe person me precedent penal
Drejtori i IVP-së Durrës për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre

Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se pas shkarkimit të 8 drejtorëve, ka hapur garën për 23 drejtorë burgjesh në të gjithë vendin. Por përpos drejtorëve, konkursi është hapur edhe për zv/ drejtorët, drejtorët e policisë. Ministrja u shpreh se nuk do të ketë më emërime për qoka politike, por bazuar te aftësitë profesionale.

Hapim garën për 23 drejtues burgjesh, pozicionet për zv/ drejtor, drejtor të policisë së burgjeve dhe drejtorin e burgut të ri në Shkodër. Nuk do të ketë më emërime për qoka politike, por bazuar te vlerat njerëzore. Deri në emërimet e reja në krye të burgjeve janë komanduar punonjësit profesionistë” deklaroi ministrja Gjonaj.

Sot janë shkarkuar Drejtori i Burgut Lushnje, Peqin, Rrogozhinë, Sarandë, Durrës, Berat, Lezhë dhe Tepelenë. Ndërsa ky është rasti i tretë këtë mandat i hapjes së konkurseve për drejtuesit e rinj të institucioneve, pasi më parë janë hapur për Hipotekat dhe Spitalet.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.