Ministria e Financave ka parashikuar që në vitin 2018 të rriten pagat për mësuesit, mjekët dhe infermierët

0

Ministria e Financave ka parashikuar që në vitin 2018 të rriten pagat për mësuesit, mjekët dhe infermierët. Edhe pensionistët pritet të kenë shtesë në të ardhura, por që do të jetë minimale, në vlerën 2%. Gazeta publikon sot tabelat me pagat e mësuesve, infermierëve dhe mjekëve, të cilat priten të rriten në 2018-në, por edhe përfitimin që do të kenë pensionistët.

Mësuesit
Rritje të pagës do të kenë të gjithë mësuesit e ciklit të ulët, të ciklit 9-vjeçar dhe ata të shkollave të mesme. Një mësues i arsimit të ulët pritet të përfitojë rritje 1700 mijë lekë të reja. Mësuesit e arsimit 9-vjeçar rritje prej 2 mijë lekë, ndërkohë që mësuesit e shkollave të mesme do të përfitojnë shtesë deri në 3 mijë lekë.

Mjek dhe infermierë
Mjekët do të kenë shtesë mesatare në pagë prej 3500 lekë të reja. Nga 70 mijë lekë që është sot paga mesatare e mjekëve, pritet të bëhet rreth 73.500 lekë. Ndërkohë për infermierët, rritja do të jetë më shumë se 2 mijë lekë. Pagat për mjekët dhe infermierët pritet të rriten në 1 korrik të 2018-së, ashtu siç parashikon edhe buxheti. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi pak ditë më parë gjatë mbledhjes në komisionin e Financave, teksa prezantoheshin projektligjet për buxhetin e vitit 2018, se do rriten pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit. “Ne kemi menduar në buxhet rritje sektoriale pagash për arsimin dhe shëndetësinë. do të rriten pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve, por që do të ketë një vendim të mëvonshëm për këtë pjesë”, tha ministri Ahmetaj pak ditë më parë.

Pensionistët
Ata që do të përfitojnë rritje më të vogël të përfitimeve do të jenë pensionistët. Nu buxhet është parashikuar që të bëhet vetëm indeksimi i pensioneve, aq sa ç’është inflacioni. Sot inflacioni në vend është 1.6%, por rritja e pensioneve do të bëhet 2%, thonë burime të gazetës. Kjo do të thotë se një pension prej 15.000 lekë, do të shtohet me vetëm 300 lekë, duke shkuar në 15.300 lekë. Një pension prej 20 mijë lekë, do të rritet me 600 lekë. Indeksimi i pensioneve është një detyrim për qeverinë, ndërkohë që një vit më parë u bë rritje në vlerën 3%. Të moshuarit do ta përfitojnë shtesën duke filluar nga korriku I 2018-së.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.