Ministria e Drejtësisë konfirmon shkarkimin e drejtoreshës së burgut të grave në Tiranë

0

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar shkarkimin e drejtoreshës së burgut të grave në Tiranë, Xhoi Jakaj. Burime nga Ministria thanë se Jaka është larguar nga drejtimi i I.E.V.P 235, ku qëndrojnë gra të dënuara, për shkak të performancës së dobët.

Më kanë shkarkuar për një arsye kot se kërkova amnistinë për dy gra të moshuara. Në një reagim për Report Tv, ish-drejtoresha Jakaj ka deklaruar se është shkarkuar për motivacion kot, pasi ka kërkuar aministrinë për dy gra të moshuara.

“Më shkarkuan me motivacion kot, Kërkova amnisti për 2 gra të moshuara”, tha Jakaj.

Ajo ka njoftuar largimin e saj nga kjo detyrë pak ditë më parë, përmes një statusi në “Facebook”, ku akuzon qeverinë se qeveria aktuale nuk e pa të arsyeshme vazhdmiësinë e saj në këtë detyrë.

Postimi i plotë i Jakaj
Te dashur miq: Si per ironi te fatit me daten 10.eshte emrimi dhe shkarkimi im si Drejtore e burgut te grave, sot dorezova detyren ne formen me qytetare e te civilizuar.

Qeveria aktuale nuk e pa te arsyeshme vazhdimesine time ne kete detyre. Gjate 22 muajve ne drejtimin e atij institucioni zbatova me perpikmeri ligjin, por nuk kam reshtur as nuk do reshte se foluri dje, sot, neser e pergjithnje ne mbeshtetje te njerezve ne nevoje edhe nese ajo ka kosto, ne punen e jeten time ka vend ndershmeria, virtyti, dhe e verteta.

Per mua nuk ka punonjes dembel te paafte as sistem te korruptuar, te tille i bejne drejtuesit kur ata nuk drejtojne me parime dhe shembuj konkret, une ia dola dhe po ik me koken lart dhe e respektuar nga shumica prej tyre. Mirenjohje per gjithe ata qe me besuan e mbeshteten.

Share.

About Author

Leave A Reply