Ministria e Bujqësisë, 165 mijë euro për një panair 2-ditor

0

Një panair dy ditor me temë “Shqipëria punon tokën” do ti kushtojë buxhetit të shtetit 165 mijë euro.

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar dokumentin ku tregohet se Ministria e Bujqësisë do të shpenzojë 19.7 milionë leke te reja ose 165 mije euro për një panair 2 ditor që do të zhvillohet në Nëntor.

Ai i bën apel ministrisë së financave të kontrollojë këto prokurime me buxhet të fryrë pasi sipas tij shpenzimet për stenda dhe ushqime nuk mund të kapin këtë lloj shume.

Postimi i Klodian Tomorrit

Hajde baba të të tregoj arat

Bëmat e Rilindjes nuk rreshtin asnjëherë së të mahnituri. Perla e radhës është e Bledi Çuçit, ministrit të Bujqësisë.

Muajin tjetër Ministria e Bujqësisë do të zhvillojë një panair dy ditor me temë “Shqipëria punon tokën”.

Ky aktiviteti dy ditë do t’u kushtojë qytetarëve shqiptarë 19.7 milionë lekë të reja ose 165 mijë euro. Për dy ditë. Se do venë stenda, do hanë do pinë verëra, gjëra plot dhe do ti rruajnë 165 mijë euro aty.

Por kulmi i ironisë është aktiviteti në vetvete. Ministri i bujqësisë me profesion jurist, bashkë me keshilltarët e tij, njëri psikolog, tjetri mësues dhe i fundit muzikant do mbledhin ca femere dhe do promovojnë punimin e tokës. Dmth hajde baba të të tregoj arat. Këtu pjell mushka përfundimisht.

Si nuk doli një herë një ministër financash tja u presë duart këtyre zyrtarëve të shtetit dhe administratës kur i fusin tek buxheti për këto traplliqet si ky aktiviteti. Si shushunja, për çdo gjë sulm buxhetit.

Gjeni një njeri me gërshërë në dorë nja tre muaj. Të bëjë vetëm një gjë. Kush zgjat duart te buxheti fap, prerje gishtash. Vetëm kështu zenë mend se nuk ndalen ndryshe.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.