Ministri i Shtetit për Diasporën Majko, ka depozituar informacionin dhe opinionin për të drejtën e votimit të shtetasve jashtë kufijve të vendit

0

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka depozituar pranë çdo anëtari të Komisionit të Reformës Elektorale informacionin dhe opinionin për të drejtën e votimit të shtetasve jashtë kufijve të vendit.

“Marrëdhënia me emigracionin dhe diasporën shqiptare përfaqëson një prioritet. Kush nuk jeton në Shqipëri ndjen boshllëkun e komunikimit apo të kujdesit minimal shtetëror.

Në të kundërt, duhet thënë se ekonomia shqiptare vështirë se do t’ia dilte pa të ardhurat e bollshme të cilat ajo ka akumuluar nga emigracioni dhe diaspora e saj.

Pavarësisht përhapjes së lajmeve me “kriminalitet” për shqiptarët në emigracion, e vërteta e vërtetë është se ata kanë zhvilluar një përshtatje e cila bën diferencë nga të tjerët. Padyshim, kjo ka kaluar nëpër rrugë sakrificash personale për kalimin e të cilave kujdesi i shtetit shqiptar as nuk vlen të përmendet ”, tha Pandeli Majko.

“Për çështjet e emigracionit dhe diasporës do të bashkëpunohet sidomos me shtetet fqinje. Do të ishte ironike që organizimi i shqiptarëve në diasporë të ndahej me kufijtë e shteteve ku ata jetojnë dhe nga vinë.

E drejta e votës është një kërkesë që vjen nga qendrat më të organizura të emigracionit shqiptar në Greqi, Itali, Britani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Kanada e deri në Australi.

Nga politika shqiptare janë bërë pohime të qëndrueshme për ta realizuar këtë kërkesë. Përgjegjësia qytetare e njerëzve tanë në emigracion karshi të ardhmes së vendit është shprehur edhe duke ardhur nga larg për të marrë pjesë në votimet elektorale.

Ata kanë treguar se janë shprehje e patriotizmit dhe përgjegjësisë për vendin e vet. Pa komplimenta, ata e kanë të merituar detyrimin e politikës për ti dhënë fund kësaj rraskapitjeje dhe distancimi shtetëror për të drejtën e votës së emigrantëve”, shprehet Majko.

Share.

About Author

Leave A Reply