Ministri i Brendshëm i Italisë vizitë pune sot në Tiranë

0

Viziton sot Shqipërinë, ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë italiane.

Ministri Minniti do të zhvillojë takime me homologun Fatmir Xhafa, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës Ilir Meta.

Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet edhe ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Raporti i Guardia Di Fuinanzas, që do të bëhet publik këtë të premte nga ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti.

Axhenda e ministrit italian sot në Shqipëri
Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme (do t’ju shpërndahen pamjet nga MB)

Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë

Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore)

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.