Milani e ‘gris’ skuadren Tetovare … ⚽️

0

Përballja e djeshme mes Shkëndijës së Tetovës dhe Milanit, ka ndezur shpresat e shumë tifozëve në mbarë trojet shqiptare, por dhe në Diasporë.

Në pjesën e parë ndeshja u dominua nga Milani duke shënuar 3 gola në portën e Shkëndijës.

Pavarësisht dëshirës dhe këmbënguljes së skuadrës tetovare, është Milani i historisë që po bën detyrën në garat e kupave Evropiane.

Golat e Milanit u shënuan nga Andrea Silva në minutën e 13, ndërsa dy të tjerët kishin si autorë, Riccardo Mondolivo në minutën e 25, kurse goli i tretë për skuadrën e Milanit u shënua nga Andre Silva tre minuta më vonë.

Pjesa e dytë mes Milanin dhe Shkëndijës prodhojë dhe 3 gola të tjerë, ndërsa  tetovarët u dorëzuan përballë presionit të Milanit duke mos shënuar asnjë gol në portën e Milanit.

Golat për Milanin u shënuan në minutën 67 me protagonist Fabio Borino, ndërkaq akoma pa përfunduar festa e golit të katër minuta e 68 do sjellë golin e pestë për Milanin me autorë, Luca Antonelin.

Ndeshaj vazhdojë me dominim të plotë të italianëve, ndërsa minuta e 85 do shënojë dhe golin e 6 dhe të fundit duke shkatërruar Shkëndijën e Tetovës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.