Messi ka çuar edhe një herë tjetër Barcelonën te fitorja në La Liga

0

Lionel Messi ka çuar edhe një herë tjetër Barcelonën te fitorja në La Liga, duke marrë suksesin e 7 në po kaq ndeshje.

“Blaugranat” kanë  mposhtur këtë herë 3-0 Las Palmas dhe sërish ishte protagonist argjentinasi me 2 gola, ndërsa goli i parë i ndeshjes ishte shënuar nga Busquets.

Pavarësisht largimit të Neymar, Barcelona i ka bërë një nisje të jashtëzakonshme kampionatit, duke arritur deri tani 7 fitore në po kaq ndeshje dhe një golavarazh fantastik 23 me 2.

Me 21 pikët e grumbulluara tashmë, Barcelona është shkëputur në 5 pikë nga Sevilla e vendit të dytë, ndërsa Reali që mban vendin e 6 është 10 pikë prapa, por me një ndeshje më pak.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.