Menduh Thaçi: PDSH s’merr pjesë në zgjedhje, po u mbajtën më 24 prill

0

“Pa ne!”, ishte përgjigjja e shkurtër e liderit të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi pas takimit me euro-deputetët në Shkup, i pyetur nëse do të ketë zgjedhje më 24 prill.

Ai e ka vlerësuar takimin me euro-deputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howitt si tejet të rëndësishëm dhe serioz.

“Është për keqardhje që edhe një herë u dëshmua skepticizmi im për tri partitë në pushtet se nuk janë sa duhet serioze. Shumë shqiptarë mendojnë se ne bëjmë lëshime, porse lëshimet duhet të bëhen për të mirën e shtetit”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se PDSH do të vazhdojë të japë kontribut për zhvillimin e mbarë të procesit.

Ai e përkrahu iniciativën për tërheqjen e vendimit për shpërbërjen e Parlamentit dhe shpreson se vendimi i ri do të merret me konsensus mes partive më të mëdha në Maqedoni.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.