Memorandum bashkëpunimi bashkëpunimi mes Bullgarisë e Maqedonisë në fushën e energjitikës

0

Ministri i ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministresha e energjetikës së Republikës së Bullgarisë, Temenuzhka Petkova sot në Shkup nënshkruan Memorandum për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive.

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së ekonomisë, memorandumi në fjalë synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjetikës dhe zhvillimin e partneritetit strategjik bilateral në sektorin e gazit natyror, duke krijuar lidhje të re të dretpërdrejtë ndërmjet sistemeve për furnizim me gaz të dy shteteve.

Pas takimit të përbashkët të delegacioneve të dy shteteve, ministrat kanë mbajtur edhe takim bilateral, në të cilin është biseduar për bashkëpunim në sektorin energjetik dhe për projekte konkrete në këtë fushë që janë në interes të përbashkët të shteteve fqinje.

Bashkëpunimi i deritanishëm me Republikën e Bullgarisë është realiazuar në pjesën e lidhjeve elektro-energjetike, me ndërtimin e largpërçuesit me kapacitet 400 Kv, Shtip-Mogillë, si pjesë përbërëse e koridorit VII, si dhe në fushën e hidrocentraleve të vogla.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.