“MEDIUMET” E 18 SHKURTIT DHE NJË MESAZH POPULLOR

0

 “Kur i zoti i shtëpisë është në hall del e i shpërndan vetë ftesat për mort”

 

Çdo ditë, katër apo më shumë herë kryelajmesh në ekranet e vegjël tokësorë e satelitorë, shohim kryetarin e Partisë Demokratike Lulëzim Basha të shpërndajë ftesa për mitingun e madh elektoral të forcës së tij politike më 18 shkurt 2017.
Ua jep në dorë kujtdo që kap rrezja e krahut të tij…
Kaq shumë ftesa, shpërndarë nga një kryetar partie, nuk janë parë apo dëgjuar ndonjëherë.
I ndan me kaq përkushtim sa shpërndarësit e fletushkave ngjitur në portat e ashensorëve me lajmërime për “zhbllokim WC-sh” e kanë zili.
I ndan me kaq dashuri sa shpërndarësit e fletëve për mediume në salla të errëta për të biseduar me njerëz në “botën” tjetër ndjehen të vjedhur shpirtërisht.
Ftesë shpërndarës u pa në median e shkruar edhe Nik Spahiu, Besniku i madh i Bashës si gjithnjë në ekstrem të drejtëzës pambarim. Niku paralajmëroi kobshëm se “më 18 shkurt Tirana do të jetë në zjarr dhe se në zgjedhje do të shkohet pa kryeministër”.
Ftesa  “kuqe e zi” e Spahiut është: “Do të rrethojmë kryeministrinë 30 ditë, të mos shkulemi nga sheshi deri sa t’i rrëzojmë”.
Ftesa e Palokës është: “Në zgjedhje do të shkojmë pa Edi Ramën kryeministër”.
Berisha në Kuvend shpërndau “40 ftesa”, dyzet thirrje për dhunë e destabilizim…
Ftesat bien erë ’97-‘98’, erë dhune e shkatërrimi, erë vrasjesh e dhunimi, erë shkatërrimi me themele të Shqipërisë për ta çuar përfundimisht, jo në Evropë, por në Gropë…
Në skenën politike shqiptare, me ftesa në dorë për “Tiranën në zjarr”, kanë dalë përsëri ata që e dogjën dhe e shkatërruan Shqipërinë. Kanë dalë me pishtar në dorë.
Populli ka një fjalë të urtë:
“Kur i zoti i shtëpisë është në hall del e i shpërndan vetë ftesat për mort”.
Berisha, Basha e Kompani janë në hall…
Janë përpara Vetting-ut, autopsisë të keqbërjes  së tyre, vrimës së gjilpërës nga duhet të kalojnë…
Ftesat për djegie e shkatërrim janë alternativa e vetme për të shpëtuar.
Zoti mos e dhëntë!…

Abdurahim Ashiku

Athinë, 12 shkurt 2017

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.