Media ruse dhe serbe lidhin  Daut Haradinajn me organizata terroriste si ‘Al-Qaida’ dhe ‘ISIS’

0

Ndonëse kanë kaluar gati 18 vite që nga  përfundimi i luftës në Kosovë, shteti serb vazhdon t’i ketë ‘halë në sy’, luftëtarët e Kosovës.

Së fundmi mediet serbe kanë nisur një fushatë në drejtim të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinaj.

Vetëm sot, disa media ruse dhe serbe kanë pasur shkrime të cilat e lidhin  Daut Haradinajn me organizata terroriste si ‘Al-Qaida’ dhe ‘ISIS’.

Sipas tyre, është pikërisht Daut Haradinaj, personi i parë i cili do të gjykohet nga Gjykatës Speciale me seli në Holande.

 “Bazuar në gjetjet e deritanishme, Daut Haradinaj do të akuzohet për krime si ish-pjesëtar i UÇK-së. Po ashtu, ai do të jap përgjigje edhe për lidhje me Shtetin Islamik të njohur si ISIS dhe Al-Qaeda”, shkruajnë mediat serbe.

Daut Haradinaj do të akuzohet për krimet e kryera në Glodjane në vitin 1998, kur një njësi që ai udhëhiqte si një nga komandantët e UÇK-së sulmoi një stacion policie dhe vrau policin Miodrag Otovic, me nënshtetësi serbe.

Përpos kësaj, grupi i Haradinajt është i dyshuar për frikësim dhe vrasjen e serbëve dhe shqiptarëve etnikë besnikë ndaj autoriteteve në qytete të afërta si Gjakova dhe në kampet e refugjatëve në Junik dhe Babolol, pothuajse në të njëjtën periudhë kohore.

Kujtojmë se dhe Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, edhe pse është shpallur dy herë i pafajshëm nga ana e instancave me të larta të drejtësisë ndërkombëtare,  kjo duket se nuk i ka mjaftuar shtetit serb.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.