Mbrëmjen e së enjtes u tentua të bllokohet Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

0

Pas orë thirrjes së Lulzim Bashës për mosbindje civile e bllokim rrugësh, mbrëmjen e së enjtes e shënohet episodi i parë ku tentohet të bllokohet Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Policia ka ndaluar një kamion të PD i ngarkuar me blloqe betoni, ndërsa ka zhvilluar një debat verbal me përfaqësues të PD.

Ngjarja shënuar mbrëmjen e djeshme në Bulevard pranë çadrës së protestës, kur kamioni i ngarkuar me blloqe të larta u ndalua nga Policia e Tiranës.

Burime nga Policia bënë të ditur se, kamioni i ngarkuar me blloqe betoni po tentonte të futej pranë çadrës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Kamioni i ngarkuar me blloqe betoni me disa gjoba të papaguara synonte bllokimin e Bulevardit. U ndalua për disa orë, ndërsa gjatë kësaj kohe pati debat verbal mes përfaqësuesve të PD dhe Policisë Rrugore. Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e forcave të rendit”, thanë burimet nga Policia për Report Tv.

Kjo është tentativa e parë e PD për të bllokuar rrugën, pas thirrjeve të Bashës për demostrimin e formave të para të mosbindjes civile.

Blloqet e betonit do të vendoseshin në Bulevard.

Dëshmia e shoferit: Ja kush më kërkoi blloqet
Gjatë marrjes në pyetje në komisariatin nr. 2 në Tiranë, shoferi i kamionit ka deklaruar se një shok e kishte marrë në tel për të sjellë blloqet dhe kishin rënë dakord.

Më mori një shok i imi në telefon dhe më kërkoi bllok betoni trafikndarës. Ramë dakord me çmimin dhe erdha për ta sjellë në bulevard” është shprehur shoferi i kamionit gjatë dëshmisë së dhënë në Komisariatin nr.2

Plani ekstrem i PD, të hënën nis mosbindja civile, bllokojnë rrugët
Partia Demokratike do të tentojë bllokimin e përkohshëm të akseve kombëtare në të gjithë vendin ditën që do të zbarkojnë në Tiranë negociatorët e Brukselit për zgjidhjen e krizës politike.
Fillimisht, trafiku në akset kombëtare do të bllokohet për një orë, por me kalimin e ditëve, rrugët do të bllokohen për një kohë më të gjatë. Prova e parë do të jetë ditën e hënë. Në këtë kuadër, krerët e degëve të Partisë Demokratike janë porositur nga Basha për të mobilizuar bazën e partisë, në funksion të zbatimit të planit të ri.
Sipas burimeve, Basha i ka informuar krerët e partive aleate për aksionin e ri politik.
– See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/–8203-pd-tentoi-t–bllokoj–bulevardin-ndalohet-kamioni-me-blloqe-414729.html#sthash.gpMT33is.dpuf

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.