Mblidhet Grupi Punues i Serbisë për bisedimet me Kosovën

0

Serbia ka formuar një grup punues anëtarët e së cilit do të merren me çështjen që kanë të bëjnë me dialogun më Kosovën dhe mbledhja e parë e këtij grupi mbahet sot.

Për këtë mbledhje ka njoftuar kryetari i këtij grupi dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, për televizionin serb.

Detyra grupit është që t’u japë mbështetje organeve të shtetit serb që merren zyrtarisht me dialogun me Kosovën dhe më pas monitoron aktivitet dhe marrëveshjet që dalin nga procesi i bisedimeve.

Sipas raporteve të mediave, grupi ka 13 anëtarë ku përfshihen përfaqësues të të gjitha departamenteve dhe organeve shtetërore relevante , të shoqërisë civile dhe sipas nevojës grupit i bashkohen edhe anëtarë të tjerë nga sfera të ndryshme.

Comments

comments

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.