Mbifaturimet e UKT, Komisioni i posaçëm po verifikon faturat abuzive

0

Bashkia e Tiranës ka ngritur një Komision të Posaçëm për të bërë verfikimin e mbi 1000 faturave abuzive të shoqërisë Ujësjellës Kanalizime. Banorët janë shprehur se punonjësit e UKT-së kanë bërë plotësim të faturave pa parë matësin dhe se faturimi është 2 herë më i lartë se muaji dhjetor.

Më herët, Bashkia e Tiranës ka garantuar se asnjë qytetar nuk do të paguajë padrejtësisht asnjë qindarkë dhe detyrimet ndaj UKT do të shlyen vetëm pas verfikimeve të gjithë faturave.

Një komision i Posaçëm i ngritur nga Bashkia e Tiranës po bën verifikimet për të gjitha faturat e ankimuara për mbifaturim gjatë muajit janar të këtij vitit.

Grupi i punës po punon mbi këtë shqetësim të ngritur nga banorët e kryeqytetit, duke shqyrtuar mbi 1000 fatura abuzive.

Qytetarët të cilët kanë bërë ankesë për faturime jo të rregullta nga punonjësit e UKT-së duhet të presin përfundimin e verifikimeve për të proçeduar më pas me detyrimet ndaj ndërrmarrjes.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, garantoi disa ditë më parë se qytetarët nuk do të paguajnë padrejtësisht asnjë qindarkë për ujin e pijshëm, pasi në shumë zona të qytetit konsumatotrët u ankuan se faturat kanë arrdhur 2-fish më të larta se vitin e shkuar.

Banorët në Kombinat protestuan të shtunën për shkak të mbifaturimeve dhe kjo e detyroi Bashkinë të mbledhë Asamblenë e Ujësjellës Kanalizimeve dhe të shkarkojë Drejtorin Neritan Gjojdeshi dhe të emërojë në vend të tij Drejtorin e ri Redi Molla, që mbante postin e Kreut të Ndërmarrjes nr 2 të qytetit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.