Mat : Digjet një banesë nga rrjeti i amortizuar elektrik

0

Rrejti i amortizuar elektrik ka çuar në djegien e plotë të një banese në njësinë Administrative Xibër, në Mat, ku fatmirësisht nuk është lënduar asnjë prej banorëve.

Shërbimet e emergjencës janë lajmëruar për ngjarjen në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm me anë të një telefonate në policinë e Matit.

Mësohet se banesa që është djegur është pronë e vëllezërve V.M, B.M dhe F.M, të cilët jetonin nën një çati. Nga hetimet e deri tanishme të grupit hetimor, rezulton se shkak i djegies së shtëpisë ka qenë amortizimi i rrjetit elektrik të banesës.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 5.00 të mëngjesit, datë 29.10.2017, në fshatin Ketë, njësia  Administrative Xibër , Policia e Komisariatit  Mat, ka marrë njoftim se po digjej  një banesë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se ishte përfshirë nga flakët e për pasojë ishte  djegur banesa e shtetasve V.M, B.M, F.M (vëllezër që kishin një banesë të përbashkët me hyrje të ndara )

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se djegia e banesës është shkaktuar si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.

Nga zjarri i rënë në banesë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po  vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.