Masat që do të merren dhe rrugët që bllokohen për ndeshjen Partizani-Kukësi

0

Ditën e premte do të zhvillohet ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit.

Për të mos lejuar përplasjen e tifozëve, policia e Tiranës ka ndërmarrë disa masa duke filluar nga bllokimi i rrugëve.

Policia bën me dije se çdo tifoz duhet të ketë një mjet identifikimi për të hyrë në stadium si dhe fëmijët nën 16 vjeç nuk do lejohen.

Tifozëve nuk do u lejohet të mbajnë me vete çakmaku, çelësat si dhe sene të tjera.

Gjithashtu Policia bën me dije se do të bllokojë disa rrugë nga ora 16:00-22:00.

Rrugët që bllokohen

Do bllokohet rruga pranë stadiumit Selman Stermasi si dhe Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”.

Do bllokohet edhe njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”.

Po kështu Policia thotë se do të ketë kufizime të lëvizjes, gjatë momentit që tifozët do ti drejtohen stadiumit Sleman Stermasi.

“Për të gjitha ata tifoz, të cilët do të kryejnë veprime të dhunshme, do hedhin sende në drejtim të fushës, apo do përdorin lëndë piroteknike, si dhe çdo veprim tjetër në cënim të mbarëvajtjes së ndeshjes, do të ketë sanksione ligjore ndaj tyre”- thotë Policia e Tiranës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.