Masakra e Mamurrasit, arrestohet në Tiranë Tom Mamli

0

Sektori për krimet e rënda në policinë e Tiranës ka vënë në pranga Tom Mamlin, një prej protagonistëve të masakrës së Mamurrasit, ngjarje kjo e shtatorit të vitit të kaluar.

Sipas burimeve zyrtare të policisë Tom Mamli  është arrestuar në kryeqytet, dhe akuzohet për vrasje dhe plagosje.

, në qendër të Mamurrasit. Zanafilla e ngjarjes nisi herët mëngjesin e së mërkurës. Dorian Mamli, i cili e akuzone të njohurin e tij Erik Mamlin se nuk kishte ndarë mirë pjesën e të ardhurave që buronin nga një xhiro prostitucioni në Itali, ka qëlluar gjashtë herë me një pistoletë tip “TT” ndaj një automjeti tip “Range Rover”.

Nga plumbat mbeti i vrarë Naim Tafaj, dhe u plagosën tre të tjerë.

 

Zanafilla e konfliktit , sipas burimeve zyrtare ka qënë goditja e Dorjan Mamlit nga kushërinjtë e tij, pasi ai kishte negociuar për konfliktin e Enrik Mamlit me Edmond Tafën, djalin e xhaxhait të viktimës.

Duke shpjeguar dinamikën e ngjarjes, policia bën të ditur se teksa vëllezërit Mamli po largoheshin me mjetin Range Rover janë përplasur me mjetin tip Benz ku lëviznin Gentjan Elezi, Taulant Bebri dhe Naim Tafa. Pas përplasjes së automjeteve personat që ndodheshin në të dy automjetet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Naim Idriz Tafa,35 vjeç, dhe janë plagosur tre persona.

Të plagosurit Altin Çoku, Idriz Tafa dhe Besim Xhetani kanë qënë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë pasur lidhje me ngjarjen, sqaron policia.

I dëmtuar fizikisht ka mbetur dhe Dorjan Mamli,por jo me armë zjarri, por për shkak të konfliktit me kushërinjtë e tij.

Të arrestuar nga kjo ngjarje janë Enrik Mamli, 28 vjeç, Taulant bebri, 26 vjeç dhe Dorjan Mamli, 31 vjeç. Shpallja në kërkim është bërë për Tom Mamlin, Paulin Mamlin dhe Gentjan Elezin.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.