Maqedonia, sot 26 vjet shtet … đŸ‡Č🇰

0

Republika e Maqedonisë sot shënon 26-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran.

Ky referendum atĂ«kohĂ« u bojkotua nga shqiptarĂ«t nĂ« Maqedoni, tĂ« cilĂ«t kĂ«rkuan statusin e autonomisĂ« dhe nuk ishin tĂ« kĂ«naqur me pozitĂ«n e arritur nĂ« KushtetutĂ«n e re tĂ« kĂ«tij vendi. Sipas vlerĂ«simeve shtetĂ«rore tĂ« asaj kohe, mbi 95 pĂ«r qind tĂ« qytetarĂ«ve qĂ« dolĂ«n nĂ« referendumin e 8 shtatorit tĂ« vitit 1991, iu pĂ«rgjigjĂ«n pozitivisht pyetjes sĂ« referendumit “A jeni pĂ«r Maqedoni tĂ« pavarur me tĂ« drejtĂ« tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi nĂ« aleancĂ«n e ardhshme tĂ« shteteve sovrane tĂ« JugosllavisĂ«â€.

Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e një pjese të bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë. Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

ShtetĂ«sinĂ« e MaqedonisĂ« e para e njohu Republika e BullgarisĂ«, pas çfarĂ« pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, BosnjĂ« e Hercegovina


Shteti u pavarësua monetarisht me vendosjen e denarit më 26 prill 1992, e më pas fitoi edhe Armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.

Subjektiviteti ndërkombëtaro-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore. Megjithatë për shkak të kundështimeve dhe presioneve të Greqisë, e cila nuk e pranon emrin kushtetues të Maqedonisë, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëm patronat të KB-së , Shkupi dhe Athina filluan bisedimet për zgjidhjen e problemit që ka me Greqinë me emrin kushtetues të Maqedonisë, që ende vazhdon.

Maqedonia deri tani ka vendosur marrĂ«dhĂ«nie diplomatike me 170 shtete nĂ« botĂ«, ndĂ«rsa me emrin kushtetues Ă«shtĂ« pranuar nga 135 shtete nĂ« mesin e tĂ« cilave edhe nga tre anĂ«taret nĂ« KĂ«shillin e SigurisĂ« – Kina, Federata Ruse dhe SHBA-ja.

Edhe përkundër plotësimit të të gjitha kritereve për anëtarësim të barabartë në NATO në Samitin e Aleancës në Bukuresht në prill të vitit 2008, Republika e Maqedonisë mori vetëm ftesë të kushtëzuar për anëtarësim, pasi Greqia për shkak të kontestit për emrin e bllokoi pranimin.

Në vitin 2005 Maqedonia mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa vjet edhe rekomandim nga KE-ja për fillimin e negociatave paraqasëse me Unionin. Greqia pas shembullit me NATO-n e bllokoi edhe eurointegrimin e Maqedonisë, duke kushtëzuar me zgjidhjen paraprake të çështjes për emrin. /INA

Share.

About Author

Leave A Reply