Maqedoni : Vijon debati për zyrtarizimin e gjuhës shqipe

0

Në Maqedoni vijon debati për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Edhe sot debati rreth propozim Ligjit për përdorimin e gjuhëve nxiti polemika midis pozitës dhe opozitës.

Deputetët e VMRO DPMNE-së thanë se ky propozim ligj avancon përdorimin e gjuhës shqipe, por diskriminon gjuhët e bashkësive tjera etnike dhe si i tillë do ta thellojë hendekun midis qytetarëve dhe do t’i ndajë ato.

Miratimi i këtij ligji, pa e konsultuar me opinionin më të gjerë, pa mendim dhe Akademia e Shkencës, pa mendim nga Fakulteti Filologjik, pa mendim nga Instituti për gjuhë maqedonase, pa dhjetë debate publike, pa shpjegim të këtij ligji në secilën komunë që do të bëhet dygjuhësore, përfshirë këtu edhe Prilepin, Pehçevën, Berovën dhe Kratovën nuk zvogëlohet hendeku, por rritet” tha Dimitar Stevananxhija, VMRO DPMNE, shkruan Alsat.

Pretendimet e deputetëve të VMRO DPMNE-së i hodhi poshtë deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov. Ai tha se ligji nuk pengon përdorimin e gjuhëve të bashkësive tjera etnike, e as nuk parashikon dënimin e fëmijëve maqedonas që nuk dinë shqip.

Në këtë drejtim ai kërkoi nga deputetët e VMRO-së të mos shkaktojnë frikë tek qytetarët për interesa të imëta partiake, pasi të njëjtat do të lenin pasoja afatgjate. Ai tha se ky është ligji që siguron ekzistencën e Maqedonisë.

Nuk mund Republika e Maqedonisë të jetë shtet stabil nëse nuk kemi marrëdhënie serioze cilësore midis qytetarëve në shtetin tonë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare dhe nëse doni edhe atë politike.

Këto janë marrëdhëniet nga të cilat varet e ardhmja, respektivisht ekzistenca e RM-së si subjekt juridik, si shtet.

Kjo është esenca e secilës shoqëri multi-etnike. Nëse këtu qëndrojmë fort, nuk ekziston fuqi që mund ta prish shtetin tonë” theksoi Petre Shilegov, LSDM.

Debati për propozim ligjin për gjuhët në Komisionin për Çështje Evropiane përfundon nesër. Më pas i njëjti duhet të kalojë filtrin në seancë plenare për tu kthyer edhe një herë në komision.

Me propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve avancohet përdorimi i gjuhës shqipe përveç në nivel lokal, edhe në atë pushtetin qendror, si gjuhë që e flasin 20% e popullsisë së përgjithshme.

Share.

About Author

Leave A Reply