Maqedoni, sot raundi i dytë i zgjdhjeve lokale

0

Maqedonia do të zhvillojë sot raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sot të drejtën e tyre për votim mund ta realizojnë të burgosurit dhe ata në paraburgim, personat e zhvendosur brenda vendit si dhe të sëmurët, të cilët e kanë kërkuar këtë në komisionet komunale zgjedhore.

Votimi fillon në orën lokale 07:00 dhe zgjat deri në orën 19:00. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të zhvillohet në 35 komuna, në 1 517 qendra votimi, ku të drejtë vote kanë 833 710 qytetarë.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor kur u zgjodhën kryetari i bashkisë i qytetit të Shkupit, kryetarët në 45 komuna dhe këshillat në qytetin e Shkupit dhe në të gjitha komunat.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.