Maqedoni, shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm

0

Parlamenti i Maqedonisë ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm publik, Marko Zvërlevski, i cili konsiderohej nga shumica parlamentare i dikuar politikisht nga pushteti i kaluar dhe jo profesional në punën e tij.

Sipas asaj që raporton “Zeri i Amerikës”, Zvërlevski nuk kishte ngritur asnjë procedurë hetimore për akuzat e hedhura mbi ish-zyrtarë të lartë të qeverisë së mëparshme, në lidhje me përgjimet telefonike.

Skandali i përgjimeve telefonike u bë publik në Maqedoni dy vite më parë.

Për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm votuan pro 64 deputetë, ndërsa VMRO-ja e cila është në opozitë, vendosi të tërhiqej nga debati pas një konsultimi me Komisionin për Pengimin e Korrupsionit i cili kishte konstatuar se në këtë periudhë kur është caktuar data e zgjedhjeve vendore, nuk ishte i ligjshëm shkarkimi i prokurorit publik, as emërimi i kuadrove nëpër institucione, drejtori publike dhe administratë.

Deputeti i VMRO-së, Ilija Dimovski, kërcënoi deputetët e shumicës se do të përballeshin me pasoja ligjore, pasi me shkarkim e prokurorit po shkelnin ligjin.

Nga ana tjetër, kryeparlamentari Telat Xhaferi deklaroi se vendimi i parlamentit mund të rrëzohej vetëm nga Gjykata kushtetuese.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.