Maqedoni : Pritet ekstradimi nga Greqia i dy zyrtarëve të DSK

0

Të pabazë- kështu ekspertët juridik e vlerësojnë frikën e dy ish zyrtarëve të DSK-së, Goran Grujevskit dhe Nikola Boshkovskit nëse Greqia i ekstradon në Maqedoni. Ish kryetari i supremes, Dane Ilijev, për alsat.mshpjegon se gjatë kërkesës që mos të ekstradohen, për personat e dyshuar duhet të dëshmohet që edhe më parë kanë qenë cak i sulmeve ose kërcënimeve. Kjo sipas tij, nuk vlen për Grujevskin dhe Boshkovskin dhe për këtë shpjegimi i tyre se u kërcënohet jeta është i pa bazë.

Këtë mund ta dëshmojnë nëse pohojnë se duhet të ekstradohen në Siri ose ndonjë vend tjetër ku jeta e të gjithë qytetarëve është në rrezik. Maqedonia nuk ka ligj të tillë dënimi, për shembull, ku parashihen dënime me vdekje e kështu me radhë. Bëhet fjalë për dëshmi të tyre që të bëjnë dramë dhe t’i paraqesin autoritetet e vendit si të tilla që mos të kthehen në shtetin amë – deklaroi Dane Ilijev, ish gjykatës dhe kryetar i supremes.

Iliev duke e ditur gjendjen në gjykatat e vendit, pret që grumbullimi i dokumentacionit të nevojshëm për ektradim të zgjatë deri në një muaj. Ai shton se është e mundur që procedura të zvarritet për shkak të dy proceseve paralele për Grujevskin dhe Boshkovskin para gjykatës së Selanikut. Njëri është për posedimin e pasaportave të falsifikuar, ndërsa për të dytin duhet të ketë vendim për fletarestin e interpolit dhe kërkesën për ekstradim.

Mendoj se do të ishte më racionale, dhe këtë sistemi gjyqësor i Greqisë do ta bëjë, që t’u shqiptojë dënime për përdorim të pasaportave të falsifikuara duke i dëbuar nga shteti grek. Kjo është më efikase dhe më e shpejtë. Procedura tjetër rreth ekstradimit është pak më komplekse dhe kërkon më shumë kohë. Nëse shqiptohet dënimi nga gjykata greke për përdorim të dokumenteve të falsifikuara, atëherë fillimisht duhet ta vuajnë dënimin e më pas të vazhdojë procedura e ekstradimit – theksoi Dane Ilijev, ish gjykatës dhe kryetar i supremes.

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski deklaroi se frika e Grujevskit dhe Boshkovskit për kthim në vendlindje është e palogjikshme dhe se pret që të ketë gjykim korrekt. Spasovski konfirmoi se që të dy kanë pasur logjistikë nga Maqedonia deri sa kanë qenë në arrati, por nuk deshi të zbulojë se kush kanë qenë ndihmësit e tyre. Ish zyrtarët e policisë sekrete para katër ditëve u arrestuan në aeroportin e Selanikut gjatë përpjekjes për t’u arratisur nga Greqia me pasaportë të falsifikuar bullgare. Ndryshe, Grujevski dhe Boshkovski akuzohen në lëndët e PSP-së për përgjim ilegal dhe shkatërrim të pajisjes për përgjim.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.