Maqedoni : Bashkëpunim LSDM-BDI për zgjedhjet lokale

0

Mesnatën e së enjtes skadoi afati për paraqitjen e listave të kandidatëve në zgjedhjet lokale të Maqedonisë.

Tani, KKZ-ja ka 48 orë kohë në dispozicion për të bërë verifikimet e nevojshme, e për të parë nëse ka parregullsi.

Më e shumta deri më 21 shtator, Komisioni duhet të shpallë listat përfundimtare të kandidatëve për anëtarë të Këshillit dhe për kryetar Komune.

Votimet do të zhvillohen në 3.480 zona, përkatësisht në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit. Fushata zgjedhore do të nisë më 25 shtator në mesnatë, e përfundon më 13 tetor.

Bashkimi Demokratik për Integrim, gjatë ditës së mërkurë zyrtarizoi edhe kandidatët e komunave të mbetura, duke vendosur në Tetovë Teuta Arifin, të cilën do ta mbështesë edhe LSDM-ja; në Çair Visar Ganiun, e në Strugë Ramiz Merkon, i cili gjithashtu do të përkrahet nga partia e Zoran Zaevit.

BDI-ja, nga ana tjetër, nuk do të nxjerrë kandidat në qendrën e Shkupit, Kumanovë, Ohër e Manastir, ku në këmbim do t’i japë mbështetjen e tij kandidatëve socialdemokratë.

VMRO-DPMNE-ja, edhe këtë herë nuk mund të mos shkaktonte polemika. Partia e Nikola Gruevskit ka caktuar kandidat të sajin në komunën Kisela Voda të Shkupit, Johan Tarculovskin, i akuzuari i Gjykatës së Hagës që vuajti dënimin me 8 vite burg, për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.