Maqedoni : Alarm për bombë në mitingun e LSDM

0

Alarm për bombë në një miting të LSDM-së të kryeministrit Zoran Zaev në Lindje të Maqedonisë, gjatë një mitingu elektoral për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të kësaj të diele.

Ngjarja ka ndodhur në Obeleshevë, një zonë e Maqedonisë lindore, ku ka ende bazat e forta VRMO-ja e Gruevskit. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se kërcënimi është lëshuar nga një 44 vjeçar me iniciale T.J. nga Obelesheva, i cili ka thënë se do të hedhë bombë dhe do të ndalonte tubimin e partisë në pushtet, LSDM-së. Sipas dëshmitarëve, T.J, ka paralajmëruar se do hidhte bombën gjatë fjalimit të kandidatit të LSDM për kryetar komune.

Ndërkohë, policia përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar se ka bërë të mundur shoqërimin e personit që kanosi dhe e ka marrë në pyetje atë. Ai më pas është lënë i lirë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.