Maliq : Ndalohen dy persona me 8 kg kanabis

0

Policia ka goditur sot një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Rasti është evidentuar në Maliq të Korçës, ku uniformat blu kanë sekuestruar 8 kg kanabis. Në kuadër të aksionit policor, janë vënë në pranga dy persona, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin për trafikimin e drogës.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit: Mariglen Katros, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dhe Lerbi Xhemollari, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 12.09.2017, në vendin e quajtur “Përroi i Popçishtit” në Moglicë-Maliq, shtetasve të mësipërm, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Nga ana e policisë po vijon puna për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari, si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Share.

About Author

Leave A Reply