Mal i Zi : Zbulohen rrënoja të pallateve mbretërore të ilirëve

0

“Ilirët ishin një fis i lashtë së i përkasin grupit të indo-evropianëve dhe jetonin në një pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe në brigjet e gadishullit italian rreth vitit 260 p.e.s’’, shkruan e përditshmja britanike e Daily Mail.

Sipas prestigjiozes britanike studiuesit kanë zbuluar disa rrënoja në Malin e Zi të cilat ishin pallatet e mbretërve ilirë. Dëshmitë e atyre vendbanimeve të lashta ilire janë konsideruar nga arkeologët si një zbulim shumë i madh dhe i rëndësishëm.

Rezultatet e hulumtimit janë bërë nga Qendra e Kërkimeve të Universitetit të Varshavës e cila është marrë me këtë studim që prej vitit 2000. Nga analiza e rrënojave ata janë të bindur se ndërtesat monumentale i përkasin një periudhe shumë të hershme e cila daton para vitit 260 p.e.s.

Arkeologët dëshmojnë se këto janë strukturat e para të këtij lloji të zbuluara në zonën e Ilirisë dhe mendohet që i përkasin mbretit Bardhyl dhe mbretëreshës Teuta.

Ata shtojnë se deri më tani nuk dihej nëse struktura të tilla kanë ekzistuar ndonjëherë. Edhe pse më parë janë gjetur monedha argjendi dhe bronzi ky studim ka nxjerrë në dritë dëshmitë e para për një pallat mbretëror.

iliret

iliret

iliret

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.