Majlinda Kelmendi shpallet xhudistja më e mirë në botë

0

“Ky çmim është ‘Everesti’ për mua”, u shpreh xhudistja Majlinda Kelmendi pasi mori çmimin “Best Female Judoka Today”, (Xhudistja më e mire e Sotme) nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, është nderuar me çmimin më të madh në karrierë mbrëmjen e së dielës në Budapest.

Gjatë fjalimit të saj, Kelmendi ka falënderuar kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, për të cilin ka thënë se mbështetja e tij i ka mundësuar suksese xhudos kosovare.

“Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë për të thënë. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra”, është shprehur Kelmendi.

“Falënderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni historinë time. E kam nisur karrierën në Kosovë. Kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj për më shumë”, ka theksuar ajo.

Pas marrjes së çmimit si xhudistja më e mirë femër në botë nga shqiptarja Majlina Kelmendi, nuk kishte sit ë mungonte dhe reagimi I trajnerit të saj, Driton Kuka.

Gjatë fjalimit në momentin e marrjes së çmimit, Kelmendi nuk ka kaluar pa falenderuar veçanërisht trajner Dritonin.

Kuka shprehet nëpërmjet një statusi në Facebook se “U kurorëzua mundi e sakrifica dhe se bota njohu Xhudisten më të madhe të Planetit”.

Statusi në Facebook i Driton Kukës
Kurorëzohet mundi e sakrifica!
Nga Kosova e vogël por me heronj të mëdhenj!
Bota sot njohu Xhudisten më të madhe të Planetit!
Majlinda Kelmendi The Best Judoka Today Aëarded tonight by IJF!

kuka

Comments

comments

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.