Macron tur vizitash në Europën Lindore

0

Presidenti francez, Emmanuel Macron po i përdor ditët e fundit të verës për një tur vizitash në Europën Lindore. Me kërkesat e tij për rregullore më të rrepta për punëtorët e huaj, ai nuk i entuziazmon europanolindorët.

Në itinerarin e udhëtimit të presidentit francez, Emmanuel Macron nuk bëjnë pjesë Varshava dhe Budapesti. Të mërkurën Macron foli në Salzburg në Austri me kryeministrat e Çekisë dhe Sllovakisë, më pas udhëtimin ai e vazhdoi të enjten në Bullgari dhe Rumani.

Qëllimi i Macron kësaj here nuk është të nxjerrë në pah burrin e shtetit, apo të bëjë fansa entuziastë për Europën, vendet lindore të lodhura nga Europa. Presidenti thjesht kërkon kontaktin me vendet europianolindore që kanë “dëshirë për Europën dhe dëshirë për më shumë Europë”, siç u tha në Pallatin Elysée.

Kritika: Punëtorët nga Lindja nxjerrin nga tregu francezët
Macron kërkon aleatë për reformimin e direktivave europiane për dërgimin e punonjësve brenda vendeve të BE-së dhe i gjen ata. Kancelari austriak, Christian Kern e mbështet Macron pë rregulla më të forta në BE. Ai paralajmëroi se pa reforma Europa mund të ndahet në një pjesë të vjetër dhe të re.

Edhe Rumania kërkon ujdi për mënjanimin e dumping-ut brenda BE. Për këtë Macron ra dakord të enjten me presidentin rumun, Klaus Iohannis.

Por presidenti francez kërkon edhe luftimin e “dumping”-ut të rrogave brenda BE-së. Kjo është një temë mjaft emocionale mes Lindjes dhe Perëndimit të Europës. Sipas Konferedatës Franceze të Sindikatave kjo direktivë është fajtore për dumpingun social në Europë. Punonjës të dërguar nga Lindja nxjerrin nga tregu i punës francezët, ankohet konfederata.

Emmanuel Macron kërkon të forcojë rregulloret për punëtorët e huaj, të ardhur nga vendet e BE-së. Ata duhet të merren në punë me të njëjtat kushte si francezët. Pas bisedimeve me kryeministrat e Austrisë, Sllovakisë e Çekisë, Macron u shpreh se “janë arritur përparime” në këtë drejtim. Deri në tetor do të duhet të përpunohet një rregullore e re që do të kërkojë që për të njëjtën punë, brenda të njëjtit vend të paguhet e njëjta pagë për të gjithë punëtorët./DW

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.