Lushnje : Gjendet në një kanal një trup i pajetë

0

Një trup i pajetë është gjetur këtë të dielë në Lushnje, në një kanal vaditës. Sipas policisë, viktima rreth 65 vjeç, është i seksit mashkull.

Kufoma është gjetur nga banorë të zonës pranë rrethrrotullimit të Kolonjës. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Informacion paraprak

Në datën 29.10.2017, rreth orës 11:00, në tokat e fshatit Kolonjë, Lushnje, në një kanal vaditës, është gjetur nga banorë të zonës një shtetas i vdekur, i seksit mashkull, rreth 65 vjeç.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.