Luiza Gega kontratë me Fenerbahçen

0

Departamenti i Atletikës i klubit të Fenerbahçes ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me atleten 28-vjeçare shqiptare, Luiza Gega.

Në një deklaratë të bërë në faqen zyrtare të klubit verdhekaltër thuhet se, “Departamenti i Atletikës ka arritur një kontratë njëvjeçare me atleten Gega, e datëlindjes 5 nëntor 1988”.

Në deklarat thuhe se atletja mban rekordin kombëtar në Shqipëri, në stilin e distancës së mesme dhe se ka dalë me medalje argjendi në Kampionatin Evropian të 2016 dhe se Gega është e para që ka fituar medalje argjendi për
vendin e saj në këtë kampionat.

Luiza Gega do të dalë në pistë për herë të parë me fanellën e Fenerbahçes në garat e Superligës që do të zhvillohen më 6-7 qershor në Ankara.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.