Luftëtari-Skënderbeu 0-1, tifozët hynë në fushë

0

Fitorja e Skënderbeut 0:1 në fushën e Luftëtarit të Gjirokastrës ka sjellë në fundin e takimit përplasje mes dy tifozerive

Tifozët vendas kanë akuzuar drejtuesit e klubit të tyre se ka trukuar ndeshjen, ndërsa nuk kanë kursyer as tifozët korçarë të cilët i kanë sulmuar me sende të forta.

Kjo ka bërë që tifozët miq të zbresin në fushën e blertë ku kanë kërkuar mbrojtje nga polica.

Policia i mori menjëherë në mbrojtje mbështetësit e ekipit udhëtues, ndërsa shoqëroi tre tifozë vendas. Një prej tyre është identifikuar si Stavri Stoja, banues në Gjirokastër.

Takimi i vlefshëm për javën e 31 të Superiores u mbyll me fitoren e kampionëve në fuqi me gol tw Xhejms, të cilët me 62 pikë qëndrojnë në ndjekje të dy kryesuesve, Partizani dhe Kukësi me 65 pikë secili.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.