Luftëtari pësoi këtë të diel humbje 1-2 ndaj Flamurtarit

0

Hirushja e kampionatit, Luftëtari pësoi këtë të diel humbje 1-2 ndaj Flamurtarit, humbje kjo që tronditi thellë gjithë ekipin.

Surpriza më e madhe, pas humbjes së gjirokastritëve, ishte se trajneri i Luftëtarit, Milinkoviç dhe drejtori sportiv, i paraqitën dorëheqjen presidentit, që do të vendosë nëse do t’i pranojë apo do t’i refuzojë ato.

Tekniku serb u ndje i tradhtuar nga loja e disa futbollistëve, aq sa të mos e përmbante shpërthimin e tij në fundin e 90 minutëshit.

Presidenti I ekipit të Luftëtarit, Grigor Tavo konfirmoi të dielën në mbrëmje, se atij i ka paraqitur dorëheqjen trajneri I ekipit dhe shefi I klubit, me arsyetimin që nuk po e mbroj dot punën e tyre nga padrejtësitë dhe turpet në vendim-marrjen kundër Luftëtarit.
Tavo thotë se ai nuk shet ndeshje dhe është i pikëlluar me rezultatin e takimit me Flamurtarin, për të cilin bën përgjegjës arbitrin e takimit.

Ai thotë se I kërkon trajnerit dhe shefit të ekipit që të rikthehen, por nëse kjo nuk ndodh brenda javës, atëherë ai tërheq ekipin nga gara.

‘Kësaj radhe me të vërtetë i pikëlluar’, shkruan Tavo dhe shton se ‘po shkatërrohet një punë e shkëlqyer, të cilën e vlerësoi gjithë Shqipëria.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.