Lu e Vlahutin ashpërsojnë gjuhën ndaj korrupsionit e krimit të organizua

0

Prezantohet operacioni “Forca e Ligjit”.  Idajet Faska, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit njoftoi disa detaje për veprimtaritë e grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri

“Policia e Shtetit ka filluar identifikimin e të gjitha grupeve kriminale që operojnë në vend, duke bërë një skanim si të aktivitetit të tyre, të lidhjeve midis grupeve të tjera kriminale të lidhjeve të ndryshme me persona apo subjekte që kanë influenca qofshin këto politike, ekonimike, mediatike të cilët krijojnë lehtësira për ushtrimin e aktivitetit të tyre kriminal” deklaroi Faska.

Skanimi i grupeve kriminale

Nga analiza dhe skanimi i grupeve ka rezultuar që

53% e grupeve që operojnë në vend janë të përfshirë në aktivitetin e narkotikëve, kryesisht kultivimi dhe trafikimi i tyre.

11% janë përfshirë në trafiqe të paligjshme,

18% e grupeve kriminale përfshihen në krime të rënda, sic janë vrasje, shtrëngim dhënie pasurie dhe të tjera

18% të tjerë  janë përfshirë në aktivitetin e krimit ekonomik.

Ambasadori Donald Lu deklaron: “Veprat flasin më shumë se fjalët. Kolegët e mi dhe prokuroria amerikane janë këtu për të luftuar sërish luftën kundër krimit të organizuar.

“Të flasim me vepra e jo me fjalë”

Dreka falas nuk ekziston. Nëse Amerika e vendet e BE do të vendosin burimet dhe besueshmërin ë tonë në këtë luftë të krimit të organizuar presim rezultate. Presim që ky plan i qeverisë të përfundojë me arretimin e ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK e BKH,. Partnerët e Shqipërisë e presin, populli e kërkon dhe e meriton këtë.

“Dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare.  Plani gjithashtu pranon se deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. 

Ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka një problem mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frokut, Gentian Muhamedit dhe Elvis Rroshit.
Ky nuk është problem i vetëm një partie por është një një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizimit.

Populli shqiptar ka fjalën tonë se SHBA do të angazhohet fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm përfshi politikanë, gjyqtarë, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm.

Asnjë nuk është mbi ligjin.

Në gjuhën shqipe ju thoni peshku e madh e ha të voglin. Për një herë të vetme në Shqipëri do të hamë peshkun e madh

Ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin tha se në Shqipëri nuk mund të ketë njerëz të paprekshëm dhe njerëz që blenë drejtësinë. Në prezantimin e operacionit “Forca e Ligjit”, Vlahutin tha se partnerët ndërkombëtarë nuk mund të bëjnë punën e autoriteteve shqiptarë, por thjesht do ndihmojnë.

Vlahutin: Qytetarëve të Shqipërisë u ka ardhur në majë të hundës nga këto dekada arrogance të të korruptuarve dhe grupeve të kriminalizuara të cilët besojnë se Shqipëria ekziston për të pasuruar ata dhe se ata nuk i detyrohen shtetit apo ndokujt tjetër.

Këta njerëz që shesin Atdheun për shtëpinë janë pak, ata nuk kanë pikë turpi, nuk kanë pikë morali dhe nuk kanë repsekt për këtë vend që i dha jetën. Shumica e madhe e shqiptarëve sot me të njëjtën qartësi si para tre dekadash ka të njëjtin objektiv: Ta jetojnë jetën e tyre me dinjitet ashtu sic bëjnë të gjithë ne Europë.

 Ne sëbashku kemi kaluar tre vite impenjative për ta bërë të mundur që reforma në drejtësi ti hapë rrugë institucioneve të reja që do të njëohin  vetëm ligjin. Ligji që është i barabartë për të gjithë. Të mos ketë të paprekshëm, të mos ketë njerëz që blejnë drejtësinë apo që e shfrytëzojnë atë me anë të një telefonate.

Tani ju duhet të lëvizni me po kaq vendosmëri ne betejën tjetër të ardhshme  tuaj që është lufta kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit.

Krimi i organizuar ekziston në shumë vende dhe nuk do t’ia dijë për asgjë. Nuk do tja dijë për jetën e njerëzve, për kufijtë, për bashkësitë ku ne jetojmë. Por në shumicën e vendeve jepet një përgjigje e fortë dhe e prekshme nga institucionet e zbatimit të ligjit dhe këtu është dallimi, diferenca. Aftësia e institucioneve që ta luftojnë krimin, ta marrin situatën në dorë dhe të ndëshkojnë.

Në prezantimin e operacionit ‘Forca e Ligjit’ ministri Fatmir Xhafaj u shpreh qeveria i ka shpallur luftë frontale krimit të organizuar. Ai theksoi se së bashku me agjentë të FBI, por edhe ekseprtë nga Italia, Gjermania dhe Britania do të godasim kriminelët dhe veprimtarinë e tyre ekonomike. Ministri ftoi edhe opozitën për t’u bashkuar në luftën kundër krimit në Shqipëri për të mirë të vendit dhe të ardhmes së fëmijëve.

Ne sot shpallim luftën frontale ndaj kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Në luftën kundër krimit jemi larg standardit ku duhet të sundojnë ligji dhe drejtësia është e barabartë për të gjithë. Qeveria ka kuptuar rrezikun e krimit për ekonominë dhe qytetarët. Qeveria ka vullnetin për t’u ballafaquar me këtë sfidë. Jemi të vendosur për ta bërë këtë luftë për të bërë të mundur që ligjit të triumfojë.

Krimi i organizuar nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri. Jemi të vendosur të shkatërrojmë rrjetet kriminale dhe fuqinë e tyre ekonomike. Si ministër pranova të marr këtë përgjegjësi. Fuqia e këtyre grupeve kriminale është e madhe dhe sfiduese. Ndryshimet në drejtësinë penale para së gjithash në prokurori, një reformim i shpejtë strukturor dhe njerëzor, unë besoj që do të japin rezultatet.

Task Forca është vetëm fillimi i një rrugë që do të ndryshojnë situatën në Shqipëri. Agjentë të FBI dhe ekspertë të Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë do të prodhojnë rezultate në goditjen e grupeve kriminale kudo qofshin. Duhet të bëhemi bashkë për të luftuar krimin, ne jemi gati të punojmë me këto që nuk e sheh luftën kundër krimit si karrige për pushtet” deklaroi ai.

 

Share.

About Author

Leave A Reply